Seria A/ Një gafë i kushton shumë Romës, derbi i takon Lacios

136
Sigal

Lacio ka triumfuar 0-1 në derbin e kryeqytetit ndaj Romës. Një gafë e skuadrës së Murinjnos do t’i kushtonte shumë atyre në minutën e 29-të, teksa nga gabimi përfitoi Felipe Anderson.

Pjesa e dytë u luajt pothuajse në një portë, me Romën që ushtroi presion të vazhdueshëm. Lacialët mbrojtën mirë rezultatin deri në fund, në një sfidë që zgjati pothuajse 100 minuta.

Në stol gjatë gjithë takimit ishte Marash Kumbulla, ndërsa në krahun tjetër Elseid Hysaj u aktivizua gjatë takimit. Lacio mban pozitën e 3-të, ndërsa kundërshtarët e qytetit janë në vendin e pestë.