Fushat e futbollit me bar artificial, 50 lojtarë diagnostikohen me kancer

1177
Në të gjithë botën pa përjashtuar edhe vendin tonë janë ndërtuar shumë fusha futbolli me bar artificial. Kjo sipas një studimi të fundit është bërë shkak që të paktën 50-të futbollistë të jenë diagnostikuar me kancer, gjë e cila ka alarmuar mbarë futbollin botëror.
Amy Griffin, asistente-trajnere e ekipit të futbollistëve të grupit të femrave në Universitetin e Uashingtonit, thotë se 53 lojtare shumica portiere janë prekur në mënyrë misterioze nga sëmundja pasi i janë bashkuar ekipit.
Rreth 230 futbollistë në të gjithë botën janë prekur nga kanceri si pasojë e këtyre fushave dhe 1/8 e tyre gjenden në të njëjtin ekip.
Fushat me bar artificial, të krijuara me fibra sintetike për të imituar barin dhe copëza gominash të përdorura në vend të dheut, përdoren zakonisht për fushat e futbollit në mjedise të jashtme.
Studimet kanë treguar se materialet e prodhuara nga copëza gomash të riciklueshme përmbajnë një përzierje substancash toksike, si karbon i zi, i cili është vërtetuar se çon në zhvillimin e tumorit.
Pavarësisht se hetimet nga autoritetet kanë treguar se fushat nuk përbëjnë asnjë rrezik, futbollistët dhe trajnerët kërkojnë që të bëhen më shumë hetime për të zbuluar si përfundojnë substancat kimike dhe ato kancerogjene nga copëzat e gomave në enët e gjakut të lojtarëve.
Kohët e fundit fushat me barë artificial janë shtuar shumë për shkak të rezistencës ndaj motit, lehtësia për t’I mirëmbajtur dhe mbi të gjitha kosto e ulët që ata kanë.
Sigal