PD nxeh situatën, bën thirrje për protestë në 18 Shkurt

416
Partia Demokratike ka mbledhur Kryesinë këtë mbrëmje, ku lideri i saj Lulzim Basha, nga një komunikim me mediat paraprakisht, lajmëroi se në të do të merren “vendime të rëndësishme për t’u dhënë shqiptarëve mbështetjen e plotë për votë të lirë dhe zgjedhje të ndershme. Dhe vendimi eshte për protesta sic edhe ishte lajmeruar me heret nga kryetari i opozitës. E para do të nisë më 18 Shkurt.
“Ftoj të gjithë bashkëqytetarët në një manifestim kundër qeverisë më 18 shkurt, në Tiranë. Të protestojmë bashkë kundër padrejtësive dhe varfërisë, kundër shëndetësisë që lëngon dhe arsimit të shkatërruar, kundër arrogancës dhe shtypjes qeveritare, kundër drogës, krimit dhe kriminelëve në politikë.
Të mbrojmë lirinë për të zgjedhur dhe të tregojmë vendosmërinë për të ruajtur votën. Vetëm me kurajo dhe vendosmëri mund ta kthejmë pushtetin tek njerëzit”, ka thene ai ne mbledhjen e Kryesisë së PD.
Basha mbledh Kryesinë: I dimë emrat e atyre që do shkatërrojnë zgjedhjet
Basha ka theksuar në fjalën e tij se ka lajmëruar edhe ndërkombëtarët për një rrjet të organizuar nga qeveria, gati për zgjedhjet e Qershorit, për të vjedhur vota dhe për të mos lejuar zgjedhje të lira.“Duhet që Balili me shokë të vazhdojnë të punojnë të lirë, që klientët e tyre të vazhdojnë të marrin tendera e koncensione . Janë bërë gati të përdorin kriminelët për vjedhjen e votës dhe kërcënimin e njerëzve të lirë. Ky është skenari që do shkatërrojë të ardhmen e Shqipërisë.
Ne i dimë emër për emër organizimin e këtij rrjeti, ndërkombëtarët janë në dijeni gjithashtu. Qytetarët në cdo qytet e fshat njohin me emër dhe mbiemër bandën e zonës.
Fshehja e Eskobarit të Ballkanit ka për qëllim fshehjen e ortakërive që Eskobari me disa ministra të kësaj qeverie ka. Droga prodhon para për të blerë rroba edhe kushtëzimin e votës për qindra mijëra njerëz të thjeshtë.
Mbi mjerimin që kanë mbjellur këto vite po bëhen gati të lëshojnë lukuninë e krimit dhe lumin e parave të pista. Që tani e kanë ndarë hesapin e zgjedhjeve, të numërojnë vota të japin mandate e të heqin mandate njëri-tjetrit, s’kanë nevojë për votat e njerëzve.
S’ka më politike, por luftë për plackë. Nuk duan zgjedhje, duan të marrin peng zgjedhjet, procesin zgjedhor që ta mbajnë Shqipërinë kështu sic është. Ky është skenari, kjo është e vërteta, cdo shqiptar e di. Mund, duhet dhe do shmanget nga njerëzit dhe reagimi i tyre.
Ndaj jemi mbledhur sot këtu se detyra jonë si demokrat është të bëjmë gjithcka për të mbështetur reagimin e qytetarëve. Sot dua të ftoj partitë e çdo krahu politik, intelektualët që të bashkohemi për të çliruar me kusht votën e lirë”, tha Basha.
Sigal