Ferrari triumfon në “shtëpi” pas 9 vitesh, Leclerc dhuron spektakël

580
Sigal

Charles Leclerc ka dhuruar një tjetër paraqitje spektakolare në Formula 1, duke rikthyer te fitorja Ferrarin në Çmimin e Madh të Monza-s pas 9 vitesh.

Piloti i talentuar francez realizoi një garë fantastike në pistën e shtëpisë për Ferrarin. Ai u nis i pari dhe e ruajti këtë pozicion deri në finish. Hamilton i qëndroi francezit për disa xhiro shumë pranë, në një distancë më pak se një sekondë, por piloti i Ferrarit ishte i pakalueshëm, duke treguar vlera të mëdha.

Në fund, Hamilton u kalua edhe nga Bottas, pasi u fut në bokse vetëm 3 xhiro para fundit, duke marrë vendin e tretë në podium. Vettel dëmtoi makinën pasi doli nga pista e në fund u rendit vetëm në vendin e 14-të.

Image

Image