Kontrata e Messit kthehet në çështje kombëtare, reagon presidenti i La Liga

162
Sigal

Kontrata e frikshme e Leo Messit (555 milionë euro për 4 vite) është shndërruar në çështje kombëtare në Spanjë dhe sulmuesi i Barçës është vënë nën akuzë si shkaktar i krizës financiare te Barcelona.

Të shumtë janë personat, që kanë reaguar në lidhje me kontratën lukrative të Leos, teksa i radhës është Javier Tebas, presidenti i La Ligas. Ai shprehet se nuk është Messi shkaku i krizës së Barçës dhe shton se kjo çështje po gjykohet në mënyrë të gabuar.

“Barcelona është në vështirësi financiare ashtu klubet e tjerë të mëdha në Europë. Por kjo nuk ka ndodhur për shkak të pagës së Messit. Shkaku është Covid-19. Pa pandemi, të ardhurat e krijuara nga lojtarët më të mirë në histori ndihmojnë shumë për të mbuluar shpenzimet. Mënyra si po trajtohet kjo çështje është e padrejtë”, – u shpreh Tebas.