Kupa e Botës futet në një fazë të nxehtë. Pas pak minutash në “Kazan Arena”, Franca do të përballet me Argjentinën, në një duel që është cilësuar si finale e parakohshme.

“Gjelat” e mbyllën fazën në grupe si kryesuese, duke marrë dy fitore dhe një barazim, por gjithsesi skuadra e Deschamps nuk arriti të bindë plotësisht në asnjë prej 3 takimeve. Nga ana tjetër, Lionel Messi u zgjua vetëm në ndeshjen e fundit të Argjentinës, duke shënuar golin e parë të tij në këtë kompeticion, ndërsa “Albiçelestët” u kualifikuan mes shumë vështirësish.  Franca do të synojë të shfrytëzojë atmosferën aspak të mirë në kampin argjentinas, që është gjithnjë e më shumë i varur nga Messi.

Trajneri i Argjentinës, Sampaoli, ka bërë dis ndryshime të rëndësishme, duke lënë në stol Higuain dhe Aguero, duke preferuar Messin të vetëm nësulm, i mbështetur nga Pavon, Banega dhe Di Maria.

Në krahun tjetër Deschamps nuk ka ndryshuar 11-she, teksa Matuidi, Griezmann dhe Mbappe do të mbështesin Giroud.