HISTORIA E KUALIFIKIMEVE/ Shqipëria merr pjesë për të dytën herë në Kampionate Europianë
Agron Kaja
Kombëtarja shqiptare e futbollit është ekipi kombëtar i futbollit të Shqipërisë dhe kontrollohet nga Federata Shqiptare e Futbollit, ajo është krijuar që nga viti 1932, pasi në 30 qershor 1930 u krijua Federata Shqiptare e Futbollit. Edhe pse asnjëherë nuk ka luajtur asnjë ndeshje, ekipi shqiptar i futbollit kombëtar ka ekzistuar para se të krijohej FSHF. Kjo gjë dëshmohet nga regjistrimi i kombëtares në Kupën Ballkanike të 1929-1931. Shqipëria priti 16 vite për të luajtur ndeshjen e parë ndërkombëtare, duke debutuar kundër Jugosllavisë në 1946 (2-3), ndërsa ndeshjen e fundit e luajti kundër Ishujve Faroe. Në 1932 u bashkua me FIFA-n gjatë kongresit në 12-16 qershor, dhe në vitin 1954 u anëtarësua në UEFA.
Ekipi ynë kombëtar ka luajtur gjithsej 391 ndeshje që nga themelimi, duke fituar 112, barazuar 81 dhe humbur 198. Fitorja më e madhe në historinë e ekipit kombëtar është me rezultatin 6-1 kundër Qipros më 12 gusht 2009, ndërsa më 24 shtator 1950 pësoi humbjen më të madhe në histori, 12-0 me Hungarinë. Ndërsa Lojtari me më shumë ndeshje është Lorik Cana me 93, ndërsa golashënuesi më i mirë i Kombëtares në këtë histori është Erion Bogdani me 18 gola. Shqipëria ka pasur gjithsej 28 trajnerë që nga ndeshja e parë në vitin 1946, nga të cilët 13 trajnerë kanë qënë të huaj. Ljubisha Broshiç ka qënë trajneri i parë i ekipit tonë kombëtar, njëherësh është edhe trajneri i parë i huaj, dhe trajneri aktual i Kombëtares është braziliani Silvinjo, është i fundit, i cili e morri këtë detyrë më 2 janar 2023. Ndërkohë që, tetë trajnerë e kanë drejtuar ekipin kombëtar në më shumë se një periudhë, ku italiani Xhani De Biasi e braziliani Sylvinjo konsiderohen si më të suksesshmit në histori. Në “Euro 1968”, kuqezinjtë e drejtuar nga Loro Boriçi arritën rezultatin historik 0-0 në Tiranë ndaj Gjermanisë, duke eliminuar një nga pretendentet më të mëdha të atij europiani. Por Kombëtarja shqiptare rishkruajti historinë e saj me kualifikimin në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”. Ky është kualifikimi i dytë në histori, që nga themelimi i FSHF-së në vitin 1930, ndërkohë që i pari ishte në Kampionatin Europian “Francë 2016”. Në Grupin A, Shqipëria e drejtuar nga italiani Xhani De Biazi arriti 1 fitore (1-0 me Rumaninë) dhe 2 humbje (0-1 me Zvicrën dhe 0-2 me Francën). Golin e vetëm për Shqipërinë në europianin “Francë 2016” e shënoi Armando Sadiku në minutën e 43-të, në ndeshjen me Rumaninë. Dhe, nga Franca në Gjermani, këto janë dy kulmet kuqezi në historinë e futbollit tonë.
KOMBËTARJA NË FOKUS
Vazo e parë mbeti ëndërr, “ngjeshemi” tek e dyta
Shorti për Evropianin “Gjermani 2024” do të hidhet më 2 dhjetor të HStutgart të Gjermanisë për të përcaktuar fazën në grupe, dhe deri dje pjesa më e madhe e skuadrave të kualifikuara e kanë krijuar idenë se në cilën vazo do të vendosen. Po kështu edhe Shqipëria, e cila edhe pse u rendit në vendin e parë në grupin E, nuk do të jetë në vazon e parë të shortit, pasi ndarja e vazove përcaktohet në bazë të renditjes së përgjithshme të skuadrave në kualifikuese. Kështu, Shqipëria, nuk mund të arrijë edhe matematikisht të jetë një nga pesë kryesueset më të mira të grupeve, që sigurojnë vazon ku gjenden kryesisht ekipet elitare. Edhe vazo 2 nuk përbën shumë problem, pasi vetëm një skuadër elitare do të ketë në grup.
Tifozët kuqezi, Lojtari 12-të për Kombëtaren
Tifozat Kuq e Zi janë grup i tifozëve më të flaktë të Kombëtares shqiptare në futboll, dhe të gjithë sportistëve shqiptarë në përgjithësi. Në këtë grup janë shkrirë të gjithë ata tifozë, të cilët e kanë përkrahur Shqipërinë tash e sa vjet në ndeshjet e saja në vend dhe në mbarë Europën. “Jetojmë vetëm për ngjyrat kuq e zi dhe mbështesim çdo sport apo nismë kombëtare që synon lartësimin e Flamurit Shqiptar. Frymojmë veç bashkim!”, kështu thuhet në faqen zyrtare të tifozëve kuq e zi. Por duke ju referuar tetë ndeshjeve eliminatore të “Euro 2024”, që Shqipëria luajti në Grupin E, ata LOJTARI 12-të, mblodhën sportdashës shqiptarë për përkrahjen e Kombëtares dhe dhanën kontribut në suksesin në këto eliminatore.
Kontrata e Silvinjos
Trajneri i Kombëtares sonë, Silvinjo, në debutimin e tij të parë në stolin kuqezi arriti sukses duke e kualifikuar skuadrën në finalet e “Euro 2-24”. Por me FSHF-në ai ka nënshkruar një kontratë deri në qershor 2024, dhe do ta përmbushë atë në mesin e Europianit që nis 14 qershor e mbyllet më 14 korrik 2023.
17 Europianë
Në historinë e tyre, janë luajtur 16 Kampionate Europianë, ky në “Gjermani 2024” është i 17-ti.
2 Pjesëmarrje
Shqipëria merr pjesë për herë të dytë në Kampionate Europianë, në “Francë 2016” dhe “Gjermani 2024”