Flet Kaka: Pasqueta ndryshon nga unë, i duhet qetësi që të shprehë vlerat

425
Sigal

Lucas Paqueta është surpriza më e bukur e Milanit në pjesën e dytë të sezonit te skuadra e Milanit. Për shkak të aftësive teknike, ai është krahasuar me një tjetër emër të madh të futbollit brazilian: Ricardo Kaka. Ky i fundit në një intervistë të dhënë së fundmi nuk i ka kursyer elozhet për mesfushorin brazilian.

“Lucas ka bërë gjënë e duhur duke zgjedhur Milan-n, klubi po ndryshon dhe po fillon një epokë e re dhe pozitive. Do ta ndihmojë shumë ekipin, është një futbollist i mirë.

Krahasimi me mua? Nuk besoj jemi aq të ngjashëm. Unë do të thoja se klubi duhet t’i marrë gjërat shtruar me të, është i ri dhe i duhet qetësi që të shprehet në maksimum. I uroj suksesin që kam patur me fanellën kuqezi”, deklaroi Kaka.

Image result for kaka milan