Turqi-Greqi, “Allahu-Ekber” dhe fërshëllima gjatë minutës së heshtjes

441
Thirrje “Allahu Ekber” dhe fërshëllima u dëgjuan nga tifozët turq gjatë minutës së heshtjes në nder të viktimave të Parisit, gjatë ndeshjes miqësore Turqi-Greqi.
Ndeshja nisi e tensionuar që kur arbitri fërshëlleu për t’u mbajtur 1 minutë heshtje për 129 viktimat që u vranë të premten në kryeqytetin francez.
Ndërsa lojtarët e dy skuadrave, po ashtu edhe stafet e dy kombëtareve qëndronin të heshtur, fraza islamike “Allahu Ekber” u dëgjua në të gjithë stadiumin.
Pas ndeshjes trajneri i kombëtares turke, Fatih Terim tha: “Tifozët tanë duhet të silleshin mirë gjatë kohës kur u mbajt 1 minutë heshtje, si dhe kur u kënduan himnet e dy ekipeve”.
Në stadium, kryeministrat e dy vendeve, Ahmet Davutoglu dhe homologu i tij grek Alexis Tsipras e panë ndeshjen sëbashku në shenjë pajtimi mes dy vendeve fqinje, marrëdhënia e të cilëve nuk ka qenë aq e mirë në të shkuarën.
Sigal