Shtyhet pretenca për Gaten e grupin “Lazarati 2014”, mungonte avokati

454
TIRANË – Është shtyrë për më 2 dhjetor seanca ndaj grupit “Lazarati” të cilët pritej të mësonin këtë të mërkurë kërkesën e prokurorisë për dënimin e tyre.
Pretenca për 11 të pandehurit u shty për shkak të mungesës së avokatit të njërit prej të pandehurve, Arjan Basha.
Seancat gjyqësore ndaj 11 të akuzuarve se kanë qëlluar me armë ndaj policisë në aksionin anti-kanabis të zhvilluar në vitin 2014 në Lazarat, janë zhvilluar në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Pas pretencës së Prokurorisë dhe mbrojtjes nga avokatët, pritet që Gjykata e Krimeve të Rënda ta përmbyllë këtë proces duke thënë vendimin.
Të pandehurit, mes tyre Gate Mahmutaj dhe djali i tij Vandami kanë pranuar gjykimin e shkurtuar, çka përkthehet në uljen e dënimit me 1/3.  
Sigal