Pas djegieve të mandateve, reagon Rama: Reflektimin duhet ta nisim nga vetja

454
Sigal

Tani që Parlamenti ka mbetur pa Opozitë, Kryeministri Rama ka vendosur të reagojë me një deklaratë nëpërmjet rrjeteve sociale. Ai është shprehur se reflektimi kryesor nis nga vetja dhe se Opozita i ka djegur mandatet për interesat vetjake.

“Kanë interesa partiake që synojnë përcarjen e zgjedhjeve. Duhet të përpiqemi, të shohim sa më qartë dhe të refletojmë sa më thellë, duke nisur nga vetja pastaj duke parë rreth e rrotull. Opozita ka konsumuar një akt të panjohur të vendeve me zgjedhje që nga demokracitë perëndimore deri tek regjimet hibride. Po e nis nga vetja, jam zgjedhur kryeminsitër i Shqipërisë 2 herë pas zgjedhjeve nën një qeveri të përbashkët me opozitën ju dhamë të gjitha portofolet që kërkoi”,- tha Rama.