Faza kualifikuese e Kupës së Botës, Kombëtarja e femrave mëson kundërshtarët

533
Kombëtarja e Shqipërisë për femra në futboll ka njohur sot kundërshtarët e fazës kualifikuese të Kupës së Botës. Shorti i hedhur në Nion, i rezervoj vajzave kuqezi Zvicrën, Skocinë, Poloninë dhe Bjellorusinë.
Ndeshjet e para do fillojnë të luhen në muajin shtator dhe do zgjasin ekzaktësisht një vit, deri në shtatorin pasardhës.
Në fazën finale të Kupës së Botës do të kualifikohen skuadrat që do të renditen të parat në 7 grupet kualifikuese, si dhe fituesja e “play off”-it mes 4 më të mirave të renditura në vendet e dyta.

Futbollistet e drejtuara nga trajneri Armir Grima siguruan fazën kualifikuese të Kupës së Botës “Francë 2019” pasi dolën në vendin e parë në grupin paraeliminator ku kishte kundërshtare Greqinë, Maltën dhe Kosovën.
Sigal