Delegatët e FSHF, nxjerrin në pah paaftësinë e tyre dhe të institucionit

449
Skandali i radhës është ai që ndodhi ditën e shtunë, në stadiumin e Pukës me ndihmën e shpejtë. Gjatë zhvillimit të ndeshjes mes Tërbunit dhe Teutës në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës. Kur luhej minuta e 55-të e takimit, pati një problem, mesfushori i Tërbunit, Abel Gebor, nuk është ndier mirë dhe është rrëzuar në fushë, duke pësuar një gjendje të fikëti. Fillimisht, lojtarit nga Liberia i erdhi në ndihmë pjesëtari i vetëm i stafit mjekësor të skuadrës pukjane, Dod Nika. Është dashur ndihma e ambulancës për ta transportuar në spital, por kjo e fundit nuk është ndezur për shkak të një defekti. Ndërkohë që shoferi i ambulancës ishte duke parë ndeshje në stolat e stadiumit, si spektator. Skandali pason me tërheqjen e autoambulancës nga zjarrfikësja. Ky ishte skandali më i rëndë që mund të ndodhte në një fushë futbolli, skandal i radhës, nxori edhe një herë në pah paaftësinë e delegatëve të FSHF-së, vetë institucionit, si dhe drejtuesit të këtij institucioni, Armand Duka, duke konfirmuar, se për fat të keq disa prej stadiumeve shqiptare nuk garantojnë asnjë kusht, madje as atë më elementarin, sigurimin e kushteve mjekësore në fushën e lojës. Duke bërë të qartë se rreziku i futbollistëve në fushën e lojës është i lartë dhe ky vetëm për shkak të paaftësisë për drejtim nga ana e FSHF-së. Vetë rregullorja e FSHF-së, UEFA-s dhe FIFA-s, tregojnë qartë masat e sigurisë për garantimin e jetës së lojtarëve në fushën e lojës. 
Rregullorja e FSHF-së
Neni 58
Përgjegjësitë e personave juridikë, shoqatave dhe klubeve
1. Klubi vendas është përgjegjës për garantimin e rregullit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes zyrtare. Klubi vendas mund të konsiderohet përgjegjës për çdo incident të ndodhur gjatë ndeshjes zyrtare përkatëse dhe ndaj tij mund të ndërmerren masa disiplinore në përputhje me përcaktimet e Kodit të Disiplinës Sportive të FSHF-së.
Neni 74
Siguria
1. Në mënyrë që të garantohet siguria e lojtarëve, drejtuesve dhe zyrtarëve të klubit mik, si dhe siguria e zyrtarëve të ndeshjes që nga momenti i mbërritjes deri në momentin e ikjes nga një ndeshje zyrtare
Neni 138 pika “g” dhe “h”
Pjesëmarrja e personelit mjekësor
g) klubi vendas duhet të mbajë në gatishmëri një dhomë të trajtimit mjekësor të pajisur me të gjitha mjetet e domosdoshme të udhëzuara herë pas here nga FSHF-ja;
h) klubi vendas duhet të garantojë vendosjen në gatishmëri të një autoambulance të ndihmës së shpejtë, së bashku me personelin mjekësor të ndihmës së shpejtë, brenda ambienteve të stadiumit, në mënyrë që të kryhet transportimi i lojtarëve ose zyrtarëve të ndeshjes të dëmtuar që kanë nevojë për trajtim në spital;
Rregullorja mjekësore e UEFA-s
1- Ekipi i ambulancës duhet të jetë i pranishëm për sigurimin e lojtarëve, zyrtarëve të ekipit, arbitrave dhe zyrtarëve të ndeshjes. 
2- Ambulanca duhet të kontrollohet 1 orë e gjysmë para fillimit të ndeshjes dhe të jetë e pranishme gjatë zhvillimit të lojës dhe 1 orë pas përfundimit të ndeshjes. 
3- Konfirmimi i ambulancës dhe rregullsia me të gjitha pajisjet jepet nga delegatët e Institucionit të Futbollit dhe nga vetë klubi. Ekipi i mjekëve duhet të mbërrijë në stadium dhe në ambientet e brendshme të stadiumit. 
4- Përgjegjësia bie mbi klubin pritës, sigurimin e të paktën një autoambulance. 
5- Prania e ambulancës kërkohet përgjatë kohëzgjatjes së kërkuar dhe përcaktuar. 
Sigal