Neymar ka kërkuar të largohet nga PSG? Reagon tejet i irrituar babai i brazilianit

35
Sigal

Dje në mbrëmje, “L’Equipe” plasi një “bombë” për thyerjen totale mes Neymar dhe PSG, se braziliani dëshiron të largohet nga Franca.

Lajm që padyshim shkaktoi tërmet në Francë dhe më gjerë, duke tronditur edhe më shumë merkaton e kampionëve të Ligue 1, në revolucion të plotë midis hyrjeve dhe daljeve (nga Mbappé, i përjashtuar nga projekti, deri te lamtumira tashmë e konsumuar e Messit).

Por vetëm në orët e fundit, nga Brazili, ishte babai i O’Ney, ai që mohoi thashethemet e përhapura. Në një intervistë për “PL Brasil”, babai i fenomenit brazilian mohoi mundësinë që sulmuesi t’i thotë lamtumirë PSG-së: “Nuk mund ta konfirmoj një lajm që nuk ekziston. L’Equipe po përhap lajme të rreme. Ky informacion po del nga diku, tani le të përpiqemi të kuptojmë pse”.