Pas medaljeve të Shkupit fiton Kupën Pavarësia

517
Mund të thuhet se, tashmë ata janë pjesë e historisë së notit, këtë e kanë vërtetuar edhe këtë herë Sportistët e skuadrës “Te Stela”, të cilët kanë fituar Kupën Pavarësia. Sportistët e skuadrës “Te Stela” kanë arritur rezultate mjaft të mira, duke e mbyllur në mënyrën më të mirë vitin 2015, i cili i u dha atyre dhe një kupë tjetër, Kupën Pavarësia. Ky sukses vjen pas shumë medaljeve të fituar në turneun ndërkombëtar të Shkupit, së fundmi skuadra e akademisë “Te Stela” kanë fituar edhe Kupën Pavarësia, duke e mbyllur me mjaft sukses vitin që për pak muaj e lëmë pas. Për këtë arritje, fitimin e Kupës Pavarësia, ishte më se e merituar, si për meshkuj ashtu dhe për femrat. Lidhur me këtë arritje, kanë dhënë mendimin e tyre notarët pjesëmarrës, fituesit e disa medaljeve dhe thyes të disa rekordeve, duke shprehur entuziazmin për fitimin e kësaj kupe disa nga notarët më të mirë, të cilët shprehen mjaft entuziastë për këtë arritje. I pari është fituesi i pesë medaljeve të argjendit në Maqedoni, ai quhet Deni Baholli. Në komentin e dhënë ai shprehet: – Arrita të thyhej rekordet në Shkup, kryesisht garat e bretkosës. Një tjetër, një tjetër kampion ka folur për këtë arritje. Ai është Gresi Koxhaku, fituesi i dy medaljeve të arit. Komenti i tij ka qenë: – Kam thyer rekord 50 shpinë, 100 shpinë, 200 shpinë. Pas nuk mbetet as notari tjetër. Bëhet fjalë për fituesin e dy medaljeve të arit, Devi Bardhi, i cili për arritjet e tij, ai falënderon trajnerin Mario Koxhaku. Ndërkohë që pas nuk mbeten as vajzat, Viviana dhe Kristina. Lidhur me suksesin e arritur ato shprehen: – Kam qenë në Shkup, kam bërë dy gara, kam dalë e dyta. – Kam thyer rekordin e garës 200 shpinë. Kjo ka qenë mbyllja e duhur për një vit të gjatë dhe me impenjime të mëdha, duke ju shtuar këtyre të fundit dhe sukseset e shumta, të cilat kanë ardhur me rritjen e cilësisë së përfaqësuesve dhe pjesëmarrësve. Ky ka qenë viti i suksesit, i cili ka qenë i mbushur me medalje dhe plot emocione, për t’i lënë vend pritshmërive për rezultate akoma më të mira vitin që vjen, pasi pasioni i sportistëve dhe familjeve të tyre ka qenë dhe mbetet mjaft madh, pasion ky që në fund jep dhe rezultatet e mira, si në këtë rast, meritën e shumë medaljeve.
Sigal