Deklaratat e Wenger për Aubameyang, Borussa sulmon Arsenal: Mungesë respekti!

109
Aubameyang dukej sikur i kishte ditët e fundit të qëndrimit në Gjermani pasi edhe mediat angleze raportuan për një marrëveshje mes tij dhe klubit të Arsenal. Të gjitha këto spekulime nuk ishin të pabaza pasi vetë trajneri i ‘topçinjvë’, Arsene Wenger, kur pyetet për futbollistin nga Gaboni shprehet:
“Po, një karakter mund të jetë shumë pozitiv ose shumë negativ. Por po të shohësh arritjet që ka gjatë karrierës së tij ai ka bërë mirë dhe karakteri është përdorur në një mënyrë pozitive.”
Këto deklarata nuk i kanë pëlqyer aspak drejtuesve të Borussia Dortmund të cilët me anë të drejtorit sportiv, Michael Zorc, e kanë kritikuar francezin:
“Mendojmë se është një mungesë respekti kur përfshihesh në aferat e lojtarëve që nuk luajnë për ekipin tënd,” shprehet ai.
“Nuk ka asnjë kontakt me Arsenal. Ne vetëm mund të hamendësojmë se Wenger ka shumë për të menduar për lojtarët që ka në dispozicion.”
Aubameyang është pezulluar nga Dortmund tre herë brenda një viti, por mund të rikthehet të premten ndaj Hertha Berlin. “Ai është një opsion për ndeshjen. Për momentin çdo gjë është nën kontroll.”