Vila drejt transferimit në Korçë, Krasniqi pret… PAS Janinën

513
Skënderbeu ka gati surprizën e merkatos. Skuadra korçare i ka bërë ofertë dhe kërkon shërbimet e ish-mesfushorit të Partizanit, Emiljano Vila. Me shumë gjasa pritet që marrëveshja të zyrtarizohet dhe Vila t’i bashkohet bardhekuqve në Antalia.
Në garë për shërbimet e mesfushorit durrsak është edhe skuadra e Kamzës. Presidenti i bluve Naim Qarri ka diskutuar me lojtarin, por ende nuk mund të flitet për një akord.
Kamza mësohet se interesohet edhe për mbrojtësin Gëzim Krasniqi, i cili gjithashtu u largua nga Partizani. Mirëpo, “Panorama Sport” mëson nga burime pranë lojtarit se ka pasur “sirena” edhe nga PAS Janina, aty ku me siguri “shkesin” po e bën kavajasi Andi Lila.
Sigal