Champions League/ Dinamo e Zagrebit ka fituar me rezultatin 1-2

408
Dinamo e Zagrebit ka fituar me rezultatin 1:2 në “Elbasan Arena”, duke përmbysur gjithçka, nga 1-0 në 1-2. Goli i dytë nga kroatët u shënua në minutën e 93-të të takimit nga Pivariç. 
22:15- Dinamo e Zagrebit ka barazuar gjithçka në “Elbasan Arena”, në minutën e 66-të të takimit, kur për kroatët shënoi Soudani.
Goli ishte një “befasi” e vërtetë, teksa pas një rrëmuje në zonë, kroatët janë kombinuar dhe e kanë gjetur rrugën e rrjetës.
21:23 – Ka përfunduar pjesa e parë e takimit mes Skëndërbeut dhe Dinamos zë Zagrebit me rezultatin 1-0 në favor të skuadrës shqiptare.
Gjatë pjesës së parë nuk kanë munguar rastet nga të dyja skuadrat, por se ekipi shqiptar ka qenë më me fat.
Kroatët , edhe pse kanë shkuar disa herë pranë portës, ata nuk kanë mundur të shënojnë.
Blendi Shkëmbi ka bërë surprizën në ndeshjen mes Skëndërbeut dhe Dinamos së Zagrebit.
Pas një goditje dënimi të fituar nga ekipi korçar, Shkëmbi e ka shndërruar goditjen në gol. Goli u shënua 8 minuta përpara mbarimit të pjesës së parë.
Sigal