Bartomeu: Messi nuk e lë Barcelonën as me klauzolë 1 euro

410
Sigal

Presidenti i Barcelonës, Bartomeu, i pyetur në lidhje me të ardhmen e Leo Messin, yllit të ekipit katalanas, ka befasuar të gjithë duke thënë se nuk ka nevojë për klauzolë për prishje kontrate.

“Leo do të qëndrojë këtu. Jeta e tij është e lidhur me Barcelonën dhe do të bëhet. Mendoj se nuk do të ishte larguar nga këtu, edhe nëse do ta kishte klauzolën vetëm një euro. Messi është vetë Barcelona.

Para se të largohem në vitin 2021, do të rinovoj kontratën me Lionel Messin”, tha Bartomeu. Barcelona ka bërë me dije se dëshiron ta mbajë perjetë sulmuesin argjentinas, deri sa ky i fundit të vendosë vetë se çfarë do të bëjë. Gjithsesi duket se “Pleshti” do ta mbyllë karrierën te skuadra katalanase.