Sigal

Shqipëria duhet të marrë shembull nga Kosova, mos të bëjë më shumë, por veç të ndjekë praktikën kosovare

Shkumbini përpos kualiteteve ka edhe traditën që e bën të jetë i pari

Me një karrierë që fillon që nga viti 1885, kur do të zinte vendin e mbrojtësit të majtë te Traktori, karriera e Artan Bano do të çante çdo pengesë falë talentit dhe përkushtimit për futboll. Lushnjari do të provonte disa eksperienca jetën e tij futbollistike duke u aktivizuar kryesisht me Lushnjen, me kampionin e vitit 1992, Partizanin, me Egnatian e Superligës, Besën e Superligës, apo edhe i “huazuar” për ndeshje ndërkombëtare me Vllazninë, por një përfaqësim të suksesshëm ka pasur mbas vitit 1993 në Kroaci dhe në Slloveni. Nuk do të “pushonte” për asnjë çast sepse menjëherë sapo do të linte futbollin e luajtur karriera e tij do të kalonte te trajningu dhe që nga viti 2004 dhe deri tani lushnjari ka veshur “fanellën” e trajnerit për të qenë një nga protagonistët e suksesshëm të këtij “aktivizimi”. Ndoshta si pak profesionistë të këtij “zanati” nuk ka ndenjur “pa punë” për asnjë çast. Ka qenë trajneri i disa bankinave 2004      -2008 Lushnja 3 herë në superiore

2008    -2009 me Tomorri e kam nxjerrë në superiore.

2009    -2016 me Lushnja.

2017.. Shkumbinin

Sot me eksperiencën dhe elokuencën e vet drejton ekipin e Shkumbinit, i cili ndodhet në krye të Grupit B në kategorinë e dytë. Në një intervistë për Gazetën “Telegraf” do të prononcohej rreth Superligës, problematikave, për ligjin e munguar të futbollit, si dhe për ekipin e tij Shkumbini.

A e shikoni në rënie karrierën tuaj, teksa nga trajner i Superiores po trajnoni një ekip në kategorinë e dytë?

Artan Bano: Ne jemi profesionistë dhe në trajnim karriera nuk matet me ekipin që trajnon, por me sukseset që arrin. Po nuk mendoj se trajnosh Shkumbinin e një tradite të njohur është rënie karriere, aq më tepër që jemi në krye.

Keni qenë kaq vite trajner i Superiores, si gjykoni zhvillimin e gjysmës së saj deri tani.

Mendoj se “largimi” i Skënderbeut e ka ulur cilësinë e Superiores por ka rritur rivalitetin. Është një kampionat interesant aq më tepër që kemi një grup ekipesh që e luftojnë vendin e parë. Duke parë një Kukës që është forcuar, por që luan vetëm në transfertë (për mungesë fushe) dhe një Partizanë që ka etje për të fituar, por edhe një Teutë dhe një Laç pragmatistë, mendoj se gjithçka është e hapur.

Jeni në vendin e parë me 32 pikë, por vetëm 1 pikë më pak se Devolli dhe Maliqi, sa të rrezikuar jeni dhe a e ndjeni kërcënimin?

Normal, ashtu është bëhet fjalë për një kampionat shumë të fortë dhe ne e kemi parasysh këtë fakt, por për ne pak rëndësi ka se çfarë do bëjnë të tjerët ne jemi fokusuar te puna jonë. Dhe puna jonë është të stërvitemi fort dhe ti marrim ndeshjet një nga një pa presionin e ndjekësve. Unë i respektoj ekipet por nga zhvillimi i fazës së parë kam parë që kjo diferencë e vogël ka ardhur nga gabimet tona, gjithsesi i respektoj por nuk trembem, sepse e di forcën e ekipit. Jashtë modestie po grupi i lojtarëve është për më shumë se kategoria e parë.

Do ndërhyhet në merkato?

Ligji nuk e lejon, sepse futbollistët që do të “marketohen” duhet të jenë brenda qarkut, edhe pse nuk e shikoj të nevojshme, por edhe nuk na nevojiten. Shkumbini ka furnizuar me futbollistë ekipe të tjera, por unë nuk e mendoj se Shkumbini ka nevojë për përforcime, së paku për këtë kategori , jo

Ekip bashkie, sa të përjashtuar jeni nga “normaliteti”, kriza?

Po ashtu është si në të gjitha si rastet e tilla, ekipet që kanë presidencë bashkinë i kanë prezent krizat financiare, por e vërteta është se për deri në këtë kategori bashkia ka qenë tejet korrekte dhe unë gjej rastin t’i falënderoj ata, por për kategori të tjera më sipër me patjetër duhet një donator po pse jo edhe presidentë, Shkumbini ka një traditë shembullore kur ka qenë me president biznesmen. Për tani nuk e mendoj emergjente. Le të shpresojmë më vonë.

Jeni për trajner vendas apo të huaj ?

Nuk kam ndonjë paragjykim, por fakti është që eksperienca e deritanishme nuk flet pozitivisht për trajner të huaj, por kjo nuk do të thotë se nuk kanë qenë profesionalë. E kam bindje se një trajner i huaj duhet të sakrifikojë që të vijë 6 muaj para që të njohë ambientin, mentalitetin e futbollistëve, stafit teknik dhe financiar që të mund të marri sukses, sepse faktet kanë treguar se sado trajner profesional që të jesh kur vjen në tokë të pashkelur.

Cili është trajneri juaj më i pëlqyer ?

Nga trajnerët më pëlqejnë këta të kohës moderne dhe si model pikët ia jap Ançelotit, nga të vendit nuk dua të veçoj, por I. Daja ndoshta është pak më i miri.

A mendoni se sporti ka mbështetje ligjore?

Absolutisht jo. Jo më shumë por ne duhet të marrim shembull nga Kosova. Kosova ka një ligj shumë të mirë për sportin dhe kjo ka ardhur nga dashamirësia e politikanëve të Kosovës dhe veçmas e ish -presidentit të FF K, Fadil Vokrri, i cili i la Kosovës një ligj shumë shumë më të avancuar se ky i yni.