Sigal

Prej më shumë se një viti është përfolur se koreografi Albi Nako dhe balerina Alba Hoxha janë në një lidhje. Mirëpo, edhe pse ata e mohojnë pak ditë më parë u përfol në media se janë bashkë në pushime në Brezovicë.

Mirëpo, ditën e djeshme ajo ka hedhur një status në ‘Instastory’ ku ka treguar se është beqare. Ndërsa disa orë më parë, balerina e njohur ka publikuar një foto pranë oxhakut ku shkruan: “Ngrohtë vetëm pranë oxhakut”.

Por një fans siç duket e ka bezdisur duke i komentuar: “Edhe Albit”. “Nuk jam e lidhur me Albin se më çmendët”, i përgjigjet Alba e inatosur.