Argjentinë/ Ceremonia madhështore e inaugurimit të stadiumit të ri, një luan gjigant mahnit publikun

151

Klub Estudiantes de La Plata, një nga klubet historike të Argjentinës, ka përuruar stadiumin e saj të ri, që është ngritur mbi rrënojat e impiantit të vjetër. “Estadio Jorge Luis Hirschi”, emri i të cilit nuk ka ndryshuar që nga viti 1970 kur mori emrin e ish-lojtarit dhe ish-presidentit të Estudiantesit.

I rikontruktuar së fundmi dhe i përuruar vetëm dje, stadiumi i ri me 30 mijë vende, është i gjithi bardhekuq, ngjyrat e Estudiantesit, ndërsa tifozët që kishin populluar shkallët e tij në ceremoni, janë mahnitur nga një shfaqje fantastike. Një hologram gjigant i një luani, që është edhe pseudonimi i klubit pasi në argjentinë ata njihen si “luanët”, ka dhuruar një spektakël të jashtëzakonshëm në impiant.

Luani ka ecur sipër tribunave, për t’u hedhur më pas në fushën e lojës dhe për të mahnitur të gjithë tifozët, që në fund kanë shpërthyer në duartrokitje.