Agim Çiraku: Në këtë event, Noti të mbajë rrugën e progresit

503
Të shtunën dhe të dielën nis Kampionati Kombëtar i Notit për të Rritur e të Rinj (M-F), dhe për Presidentin e FSHF-së, Agim Çiraku, “ethet” e këtij eventi tashmë janë të fiksuara vetëm pas rekordeve kombëtare. “Në bashkëbisedimet tona zyrtare me gazetën tuaj (“Telegraf”), gjatë sezonit të kaluar kam deklaruar mes të tjerash, se tashmë pishina 25 m e Resortit “Te Stela”, është kthyer në një pishinë rekordesh. Dhe për pasojë, noti në rekorde po bëhet një “rekordmen” i të gjitha sporteve, edhe në këtë pishinë”, kështu theksoi dje Presidenti i FSHN-së, i cili u dërgon një mesazh të gjithë ekipeve, notarëve e trajnerëve të tyre që do të marrin pjesë në këtë Kampionat Kombëtar, se: “Në vitin e kaluar, në këtë event u thyen 15 rekorde Kombëtare, dhe këtë vit të gjithë të tregojnë se vlejnë për këtë sport, pasi kështu, noti do të mbajë rrugën e progresit”, ishte ky deklarimi i djeshëm i Presidentit të FSHN-së, Agim Çiraku, në bashkëbisedimin e tij me gazetën “Telegraf”, duke ju referuar vetëm zhvillimit të Kampionatit Kombëtar të Notit.
Sigal