“Adnan Januzaj, thuaji ‘PO’ Shqipërisë!”

470
Sigal

  29,771

“likes” kishte deri dje në mbremje faqja kushtuar Januzajt, e krijuar vetëm dy javë më parë.

  Mijëra mesazhe në faqen kushtuar mesfushorit shqiptar të Mançester Junaitid, për të zgjedhur Kuqezinjtë

 Faqja shqiptare më popullore në “Facebook”, për momentin nuk është as ajo e Kryeministrit në detyrë, Sali Berisha, apo atij të zgjedhur, Edi Rama, por ajo që i kushtohet yllit të ri të Mançester Junaitid, kosovarit 18-vjeçar Adnan Januzaj. E krijuar vetëm dy javë më parë, faqja me një titull shumë kuptimplotë: “Adnan Januzaj, thuaji ‘PO’ Shqipërisë!”, tashmë është bërë qëndra e tifozerisë shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe kudo që ka shqiptarë. Në fakt, Adnan Januzaj, i cili ka nënshtetësinë shqiptare dhe atë belge, është cilësuar nga mediat britanike si Kristiano Ronaldo i mundshëm, me potencialin e një futbollisti profesionist dhe me një të ardhme pa diskutim të ndritur. Krahasimet me yllin portugez, Adnan Januzaj, kanë të bënë me vizionin e tij në lojë, horizontin taktik, shkathtësinë dhe shpejtësinë në lojën me top, pasimet e sakta dhe goditjet precize. Janë gati 30 mijë “pëlqyes” të kësaj faqeje, ndërkohë që janë mijëra foto që janë postuar aty, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, por dhe nga shqiptarë që jetojnë apo punojnë në Irak, Afganistan e deri në Afrikën e Jugut. Januzaj ka lindur më 5 shkurt të vitit 1995 në Bruksel nga prindër kosovarë. Në moshën 10 vjeçare, hyri në klubin e suksesshëm belg Anderleht, të cilin e la në mars të 2011-ës për skuadrën prestigjioze Mançester Junajtid. Ai la përshtypje të thella tek “djajtë e kuq” kur ishte vetëm 16 vjeç në një eveniment për shfaqjen e aftësive në futboll në Bruksel. Në mbyllje të sezonit 2012-2013, menaxheri i Junajtid, Sër Aleks Ferguson, i dha Januzajt numrin 44 të skuadrës britanike. Në 11 gusht të 2013-tës, Januzaj bëri debutimin e tij për Mançester Junajtid në ndeshjen kundër Uigan, takim që përfundoi me rezultatin 2-0. Trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi se, Januzaj ishte një talent i madh.

Profili

Ditëlindja: 05.02.1995

Vendlindja: Bruksel

Mosha: 18 vjeç

Gjatësia: 180 cm

Kombësia: Belge, Kosovare

Pozicioni: Mesfushë, mesfushor i djathtë

Këmba që përdor: e majta

Klubi: Mançester Junajtid 2011-2013

Numri: 44