Orakulli i Bishovets: Nuk besoj se Dinamo do të mundë Skënderbeun

618
Dje, para nisjes së takimit mes Dinamos së Kievit dhe Skënderbeut, një nga legjendat e futbollit në ish-Bashkimin Sovjetik, Anatoli Bishovets, ka deklaruar se nuk mendon që Dinamo e Kievit do të mundë Skënderbeun. “E mendoj këtë pikërisht për shkak të mospranisë së Jarmolenkos, pasi ai ishte forca kryesore sulmuese e Dinamos. Driblimet e tij mbanin gjithmonë në ankth kundërshtarët, ai ishte gjithmonë i aftë të shmangte vëmendjen e kundërshtarëve ndaj tij. Tani që Jarmolenko nuk është më pjesë e saj, nuk besoj se Dinamo do të mundë Skënderbeun”, ka deklaruar ish-sulmuesi i Bashkimit Sovjetik në vitet 1960-1970, por edhe ish-trajner që i dha ish-Bashkimit Sovjetik, Medaljen e Artë olimpike në futboll në vitin 1988.
Sigal