FIFA padit Blaterin dhe Platininë, kërkon rikthimin e dy milionë franga zvicerane

497
Sigal

Në një komunikatë të publikuar, FIFA ka deklaruar se ka ngritur padi kundër Mishel Platinisë dhe Sep Blaterit.

“FIFA ka depozituar në gjykatën zvicerane një padi kundër ish-presidentit të FIFA-s, Josep Blater dhe ish-zv/presidentit, Mishel Platini, duke kërkuar rikthimin e 2 milionë frangave zvicerabe (rreth 1.84 milionë euro), të cilat Platini i ka marrë në formë pagese në vitin 2011”.

Kjo padi nuk është një befasi pasi pritej që FIFA të merrte këtë mendim. Tashmë është radha e Gjykatës Supreme në Zvicër që të thotë fjalën e saj për këtë çështje.