Sherr për pronën, parandalohet vrasja në Ndroq

467
Sigal

Dy persona janë arrestuar nga policia në Ndroq. Sipas informacioneve paraprake, një sherr ka nisur mes tyre për çështje pronësie. Konflikti ka agravuar deri në përdorimin e armëve dhe mjeteve të forta.

Arrestimi në flagrancë i shtetasve u bë pasi, në fshatin Shesh, Ndroq, shtetasi D. N. për motive pronësie ka goditur me mjet të fortë (kazmë) shtetasin E. D, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Konflikti ka agravuar më tej nga djali i shtetasit të dëmtuar, i cili ka marrë një armë gjahu të mbushur me fishekë, të cilën e posedonte me leje, ka tentuar të qëllojë shtetasin D. N., në banesën e tij, por nuk mundi dot falë veprimeve të shpejta të Policisë.

Gjithashtu, falë veprimeve të shpejta është bërë i mundur edhe bllokimi i armës së gjahut me fishekë, me të cilën ky shtetas dyshohet se do kryente krimin.