20 goditje të sakta në 20 tentativa, Ramos është perfekt nga pika e bardhë

298
Sigal

Sergio Ramos i ka shënuar të 20 penalltitë që ka marrë përsipër te Real Madridi dhe Spanja. Mbrojtësi goditi për herë të 16-të radhazi të Los Blancos, duke i dhënë fitoren minimale ndaj Bilbaos. Ramos mori përgjegjësinë për të goditur nga 11 metra që kur Ronaldo u transferua te Juventusi në vitin 2018. “Jam personi perfekt për t’i marrë përsipër goditjet”, u shpreh spanjolli kur u pyet pas ndeshjes së luajtur në “San Mames”. Deri më tani i ka realizuar të 20 penalltitë e goditura për klubin dhe kombëtaren, ndërkohë që më poshtë keni dhe grafikun e përgatitur nga gazeta “Marca”.