Dori Sukthi: Dua të jem i jashtëzakonshëm në një ditë të zakonshme

896
Sigal

Intervista/ Flet Modeli i njohur & i suksesshëm shqiptar, Dori Sukthi: “Martesa, qeliza bazë e një shoqërie të ekuilibruar”

 -Prej kohësh merreni me modeling, më thoni ju lutem eksperiencat e deritanishme?

Po, prej kohësh merrem me Modeling dhe mendoj se, sot jam profesionist në këtë fushë. Fillimisht nisa bashkëpunime me shumë fotografë të njohur për sete të ndryshme, më pas kam qenë pjesëmarrës (figurant) ne disa klipe muzikore te shumë këngëtarëve si: Jeta Faqolli, Sinani & Seldi etj.. Aktualisht jam pjesë e Agjencisë prestigjioze “Grace Models Tirana”

-Më mirë Model apo Foto-Model ?
Tek të dyja ndihem mirë, secila ka avantazhet e veta.

-Modelingu për ju është pasion, profesion apo biznes?
Profesioni është i pandashëm nga biznesi, ecin bashkë dhe për të qenë të suksesshëm kërkohet dhe faktori pasion. Ose pasioni mban gjallë profesionin dhe i jep kuptim dhe shije biznesit.

-Cili është stilisti & fotografi shqiptar më i mirë, sipas jush?
Vendi jonë është i mbushur me stilistë dhe fotografë, por jo të gjithë spikasin. Nuk dua të përmend emra, por më vjen mirë që kemi bërë përpara në këtë drejtim duke ju afruar vendeve europiane.

-Si është e ndërtuar një ditë e zakonshme e Dorit?
Nuk më pëlqen të jem i zakonshëm, dua të jem i jashtëzakonshëm në një ditë të zakonshme. Dita ime duhet të ketë patjetër një element sfide. Dua të jem gjithmonë një hap përpara vetes dhe për ta arritur këtë kërkohet që të jesh dhe i zakonshëm.

-Na tregoni diçka për jetën tuaj sentimentale. A jeni i dashuruar?
Jeta ime ka qenë e mbushur me trëndafila. Tani kam një trëndafil në dorë dhe dua që atë t’ia jap dikujt që e meriton ose që të dijë ta marri. Sepse për të marrë duhet të dish dhe të japësh.

-Cilët janë miqtë më të mirë të Dorit?
Janë të shumtë, por do të veçoj këtu: Sony Nrg, Stine, Arjola Buzin, Serxhio Dacin & Seldin.

-Jeni për martesë apo bashkëjetesë ?
Martesa edhe pse bazuar në skema shumë primitive, është institucioni më i mirë dhe i pazëvendësueshëm. Është qeliza bazë e një shoqërie të ekuilibruar, nga familja edukohen fëmijët etj., etj. Ndërsa bashkëjetesa për mua e prish në mënyrë të tërthortë martesën. Zakonisht arsyet pse i shtyjnë njerëzit të bashkëjetojnë janë që ta njohin më mirë njëri- tjetrin, por për mua një njeri mund ta njohësh edhe pa bashkëjetuar. Dy njerëz të dashuruar rrinë dhe harxhojnë kohë të mjaftueshme me njëri-tjetrin aq sa për tu njohur, nuk kanë pse të shkojnë si me kusht për të bashkëjetuar.

-Veshja juaj e preferuar ?
Klasikja, por sigurisht dhe modernia e alternuar me sportiven.

-Sa rëndësi i kushtoni pamjes tuaj ?
I kushtoj rëndësinë e duhur, sipas këndvështrimit tim.

-Pro apo kundër kirurgjisë plastike?
Do të isha pro brenda një normaleje ose një problematike të nevojshme p.sh në pjesën e hundës. Nuk do isha pro transformimit dhe humbjes së origjinalitetit.

-Cilat janë tendencat e këtij sezoni dimëror?
Tendencat e dimrit nuk njohin limite këtë sezon. Ato që i karakterizonin koleksionet ishin ngjyra pa fund, dizenjot mesdhetare e ato latine. Mesa duket koleksioni i Gucci-t e i D&G ishin mjaftueshëm frymëzues për pasuesit, të cilët sollën një mori ngjyrash e modelesh ekstravagante këtë sezon dimëror . Celio besnik si gjithmonë, pa ndryshime të mëdha kishte sjellë një koleksion mjaft maskilist duke përdorur ngjyrat e tokës dhe grinë. Rocco Barocco të kujtonte koleksionet e Gabanna-s para dy viteve, duke mbizotëruar e bardha dhe tyli. Cortefiel solli një shpërthim me ngjyra elektrike dhe dizenjo pafund.

-Cili është sekreti juaj i formave të bukura fizike?
Unë merrem me sport që në vogëli, futboll, vrap, fitness etj. Kur i them këto kam parasysh dhe një ushqimngrënie të mirë.

-Cili është personazhi shqiptar i veshur më mirë, sipas jush ?
Janë të shumtë, por do të veçoj këtu Moderatoren e njohur Arbana Osmani .

-Pjata e preferuar e Dorit?
Supa me perime & byreku i gatuar nga mamaja ime e dashur.

-Ku preferon t’i bësh pushimet ?
Në ishullin Bora Bora me familjen time.

-Përveç modelimit cilët janë pasionet e Dorit ?
Pasioni më i madh i jetës time janë pasarelat, por nuk ngelet pas baleti, televizioni, aktrimi dhe udhëtimet në vende të ndryshme te botës.