Specialisti Fadil Kepi/ Pensioni për ushtarakët, ish-kooperativistët, pedagogët, taksistët, emigrantët dhe invalidët. Trajtimi suplementar për amabasadorët, këshilltarët, konsujt, atashetë, dhe gratë e diplomatëve

718
Sigal

Kushtet e marrjes të pagesës së paaftësisë dhe personat që e përfitojnë. Pensioni për ushtarakët, ish-kooperativistët, pedagogët, ekonomistët, taksistët, emigrantët dhe për bashkëshortet që u ka ndërruar jetë burri

 

Përfitimi i pensionit suplementar për ambasadorët, konsujt, atashetë, këshilltarët e ambasadave dhe njohja e viteve të punës për gratë e diplomatëve

 

Procedura dhe baza ligjore e lëshimit të testamentit

Pyetje

Disa lexues të gazetës “Telegraf” brenda e jashtë vendit janë të interesuar të dinë për bazën ligjore të lëshimit të testamentit dhe procedurën që duhet ndjekur.

Përgjigje

Mbështetur në ligjin nr.7850, datë 29.07.1994,”Për Kodin Civil” dhe ligjit nr.7829, “Për noterinë”:

-Testamenti është një veprim juridik, i njëanshëm i kryer nga vetë trashëgimlënësi, me anë të të cilit, disponon të lërë pasurinë e tij ose të saj për kohën pas vdekjes. Testament mund të bëjë çdo person që ka mbushur moshën 18 vjeç, vetëm për pasurinë që ka fituar me punën e tij ose të saj.

-Trashëgimlënësi mund të përjashtojë nga trashëgimia ligjore një ose më shumë trashëgimtarë, por nuk mund të përjashtojë fëmijët e tij të mitur ose trashëgimtarë të tjerë të paaftë për punë.

-Testamenti bëhet para noteres ose noterit të licencuar pranë dhomës së noterisë.

-Fëmijëve të mitur që u janë lënë në testament pjesë nga depozitat monetare në bankë, apo pasuri të paluajtshme, kanë të drejtë të kryejnë veprime juridike nga mosha 18 vjeç, pavarësisht nga gjinia.

-Testamenti u hartua në dy kopje, një e mban noterja dhe një e mban testatorja që është nëna e saj.

-Testamenti firmoset nga noterja dhe testatorja duke shënuar emrin e mbiemrin dhe firmën në çdo faqe.

-Testamenti i hartuar në një datë të mëvonshme bën të pavlefshme testamentin e datës së mëparshme.

-Testamenti i lëshuar sipas nenit 409 të Kodit Civil nën ndikimin e pijeve alkoolike, drogës, mashtrimit, dhunës e kanosjes është i pavlefshëm.

-Testamenti hapet nga noterja pas vdekjes së testatores duke paraqitur pjesëtarët e tjerë të familjes certifikatën e vdekjes së personit që ka lëshuar testamentin dhe certifikatën e gjendjes familjare.

-Në rastet kur pjesëtarët e familjes nuk janë dakord me përmbajtjen e testamentit i drejtohen gjykatës për ta bërë të pa vlefshëm.

-Edhe për pensionet e pa tërhequra për periudha kohe të gjata mbi një muaj, një vit, dy vjet etj., zbatohet e njëjta procedurë.

-Sqarime më të hollësishme për testamentet mund të merrni në legjislacionin e mësipërm të cilin mund ta gjeni në fletoret zyrtare, internet dhe në zyrat e noterisë e gjykatave.

Pensioni për ekonomistët dhe emigrantët

Pyetje

Zonja Mediha nga Belgjika në mesazhin e saj shkruan: Jam e datëlindjes 20 nëntor 1958 dhe në Shqipëri kam punuar e siguruar ekonomiste e mesme 24 vjet. Pyes, kur i plotësoj kushtet për pension dhe a mund të autorizoj një person tjetër për të ndjekur procedurat?

Përgjigje

Ju në vendin tonë do të dilni në pension 60 vjeçe e 10 muaj më 20 shtator 2019, dhe për pension duhen 15 deri 36 vjet e 8 muaj punë të siguruara nga mosha 16 vjeçe. Me 24 vjet punë ju do të merrni pension të pjesshëm në masën 66% të pensionit të plotë. Me dëshirën tuaj para moshës së pensionit mund të bëni sigurime vullnetare duke paguar 67.392 lekë në vit, baras 137 me 5.616 lekë në muaj. Ju keni të drejtë të autorizoni një pjesëtar të familjes ose të afërmin tuaj në Shqipëri duke i dhënë librezën e punës, fotokopjen e noterizuar të kartës së identitetit. Sqarime më të hollësishme mund të merrni në agjencinë e sigurimeve shoqërore. Pensioni në vendin tonë paguhet vetëm në lekë. Sa herë shtohen apo indeksohen pensionet në Shqipëri me të njëjtën përqindje rriten edhe pensionet e emigrantëve pa qenë e nevojshme të bëhen dokumente shtesë. Pensionet mund të merren deri në 3 vjet, ose mund të autorizoni sigurimet shoqërore për ta depozituar çdo muaj pensionin në një bankë të nivelit të dytë, ose të autorizoni një të afërmin tuaj ta tërheqë për ju, në një afat 6-mujor.

Shtesa e pensionit kur vazhdon punën mbi moshë

Pyetje

Taksisti Mendu Toraj nga Tirana në letrën e tij shkruan: këtë muaj plotësoj moshën e pensionit 65 vjeç dhe kam 37 vjet punë të siguruara. Pyes, a mund të vazhdoj të punoj mbi moshën e pensionit pa dalë në pension, ose të dal në pension dhe përsëri të vazhdoj punën dhe cilat janë detyrimet financiare që kam?

Përgjigje

Bazuar në nenin 19 të ligjit nr.104/2014, ju po të vazhdoni punën pa dalë në pension, për çdo muaj pensioni ju shtohet 0,5% ose 6% në vit, ose po të dilni në pension ditën që plotësoni moshën 65 vjeç përfitoni pensionin dhe indeksimet përkatëse që bëhen me vendime Qeverie dhe të ardhurat nga puna juaj, por jeni i detyruar të vazhdoni të paguani kontributet e sigurimeve shoqërore mbi bazën e pagës minimale buto mujore në shkallë vendi, e cila nga data 1 janar 2019 është 26 mijë lekë si dhe detyrimet financiare në bashki.

Kushtet e përfitimit të pagesës së paaftësisë

Pyetje

Në letrën që na ka dërguar një lexuese e gazetës telegraf nga Berati lexojmë: marr pagesë paaftësie nga bashkia mbasi jam bërë e paaftë për punë në moshën 7 vjeçe. Gjithashtu edhe kujdestarja përfiton pagesë paaftësie për të më shërbyer. Pyes, a njihen vjetërsi pune përiudhat që unë dhe kujdestarja paguhemi për paaftësi?

Përgjigje

Periudha që ju dhe kujdestarja paguheni nga bashkia nuk njihen vjetërsi pune për pension si dhe nuk përfitoni shtesë prej 3.300 në muaj në bashki. Personat, të cilët mbasi kanë filluar punë dhe përfitojnë pension invaliditeti nga sëmundje të përgjithshme profesionale ose aksidente në punë përfitojnë pension invaliditeti dhe shtesë mbi pension nga bashkia sipas vendimit të KMCAP Berat.

Pensioni për ish-kooperativistët

Pyetje

Një zonjë nga Durrësi në letrën e saj sqaron: Më 20 qershor të këtij viti plotësoj moshën 60 vjeçe. Në ish-kooperativë bujqësore kam punuar 12 vjet dhe 23 vjet jam siguruar në bujqësi, ndërsa vite të tjera kam punuar e siguruar në sektor shtetëror dhe privat. Gjithsej bëhen 35 vjet. Pyes, kur dal në pension, sa vite pune duhen për pension të plotë dhe do të përfitoj pension shteti apo kooperative?

Përgjigje

Ju do të dilni në pension 61 vjeç në 26.6.2020, dhe për pension të plotë duhen 37 vjet punë të siguruara gjithsej. Viti i plotë pune në ish-kooperativë bujqësore quhet kur i keni realizuar 230 ditë pune në vit ose 20 ditë pune mesatarisht në muaj nga mosha 16 vjeç….

Për më tepër lexoni “Telegraf”