Riza Çelaj /Në Kukës, tek spitali rajonal

1653
Sigal

Spitali rajonal i Kukësit ndodhet në periferi të qytetit. Kështu u shërbehet jo vetëm banorëve të Kukësit, por edhe të Hasit e Tropojës. Personeli i spitalit është gjithnjë në gatishmëri. Mjekët dhe infermierët janë me eksperiencë të gjatë pune. Ata kanë specializimin e duhur sipas vendeve të punës. Vitet e fundit spitali është pajisur me aparate bashkëkohore për kryerjen e shumë vizitave të specializuara. Kushdo që udhëton për të bërë një vizitë në këtë spital mbetet i kënaqur. Në këtë spital shërbejnë mjekë; kardiologë, kirurgë, gjinekologë, okulistë, pediatër, infeksionistë, dermatologë etj. Në shërbim të këtyre vizitave janë dy laboratorë (i urgjencës, laboratori i madh). Laboratori i urgjencës funksionon 24 orë, ndërsa në laboratorin e madh kryejmë shërbime 80 vetë në ditë me afro 400 analiza.

Imazheria ka funksionuar 24 orë. Këtu përfshihen: EKO, RADIOSKOPI, RADIOGRAFI, SKANER. Kohët e fundit është vënë në punë në punë aparatura e MAMOGRAFISË. Për të sjellë në kohë të sëmurët në spital janë në gatishmëri 6 ambulanca të pajisura me çdo gjë të nevojshme si dhe me mjekë e infermierë që shoqërojnë të sëmurët. Në repartin e kardiologjisë shërbejnë dy mjekë: EDVIN KOVAÇI e DASHNOR LICA. Kanë rreth 20 vite që shërbejnë në këtë spital. Me punën e tyre kanë fituar respektin e banorëve të kësaj ane. Ka shumë pacientë në Tropojë që ruajnë mbresa të pashlyeshme për ERVININ. NUREDIN e AJSHE MEMIA janë nga Kojeli i Tropojës, kohë më parë u vizituan tek Edvin e u larguan mjaft të kënaqur. Një kënaqësi të tillë e vlerësim të lartë kanë edhe SHEFKIE AGA nga Babina e Tropojës si dhe AVDYL REXHEPI nga KAMI e ADEM JAHA nga Shumica. Mjekë të tillë si EDVIN KOVAÇI takon rrallë në ditët tona. I palodhur e gojëmjaltë viziton pacientët, i çon të bëjë EKG tek infermierja e palodhur me 32 vite pune, HASIE HOXHA, bën EKO vetë, kur është nevoja biçikletën, analizat e pastaj përcakton mjekimin. Ismet Nikën, drejtorin dhe kirurgun e spitalit, e ke të vështirë ta takosh. Arsyeja është e thjeshtë. Në çdo kohë ka kërkesa për kirurgun doktor ISMETIN. Nga Tropoja është një rast për operim, sapo njoftojnë nga Hasi për një urgjencë, në Kukës një grua lindjen duhet ta kryejë me ndërhyrje kirurgjikale. E të gjitha këto duan kohën e duhur. Në ndihmë të ISMETIT është edhe FLORA CENGU, ajo ka 28 vite pune në këtë spital. Punës i gëzojnë edhe infermieret e sallës së operacionit: XHEMILE ELEZAJ, LULJETA ELEZAJ, SHPRESA COKAJ, SOSE SOPAJ, MIRANDA BASHA, ELVANA SEFAJ. Për punën e ISMETIT flet dhe ZAIM METALIAJ nga Hasi. Ai thotë se e ka operuar 6 vetë nga familja, e të gjithë me sukses. Ai shton se mjeku ka duar të arta e “Lum ne që e kemi!” Takon anestezistin e reanimatorin EMIN FERATAJ, i cili ka 26 vite pune në këtë spital dhe përpara kemi një njëri tërë energji e pasion për punën që bën. “Natë e ditë janë në punë, – thotë EMINI-me kirurgun Ismet. Urgjencat nuk kanë orar, ato vijnë si ditën ashtu dhe natën. Luftën e Kosovës s’e heq nga mendja, spitali i Kukësit ka përballuar shumë të sëmurë mes tyre edhe të plagosur e të gjitha i kanë përballuar me sukses si heronj te vërtetë.” Ti bisedon me EMININ e nga salla e operacionit telefonojnë: Kemi një rast urgjent. Biseda lihet gjysmë për të vazhduar dikur… Për REPUBLIKA TUSHËN të flasin në çdo pavijon të spitalit, si kryeinfermiere ka fituar respektin e të gjithëve. Dikush e merr ne telefon, dikush e takon për një problem, dikush e dikush e ajo e qetë na zgjidh pa zhurmë problemet qoftë infermiere, qoftë pacientëve. Ka 10 vite punë në këtë spital e ajo njeh me detaje shtrirjen e shërbimeve, personelin, aftësitë e përvojën në punë të gjithsecilit. Kalon nga pavijoni ne pavijon me REPUBLIKA TUSHËN, këtë grua e nënë, këtë infermiere të palodhur që në detyrën e kryeinfermieres ua ka bërë më të lehtë vizitën pacientëve e punën më të lehtë punonjësve në spital. E papërtuar në çdo orë ka trokitur tek shumë familje në Kukës e Has, pse jo edhe në Tropojën e largët nga vijnë pacientët.

BEDRIE AXHAMI e LUME ELEZI janë mjeke pediatre në këtë spital. Me punën e tyre çdo ditë po rritin kujdesin për shëndetin e fëmijëve. BEDRIE AXHAMI është në prag të pensionimit e puna e saj njeh veç rritje. Mjekja okuliste MIMOZA SELMANI ka 20 vite që shërben në spitalin e Kukësit. Me punën që bën vlerësohet nga të gjithë. Në Kukës tregohet kujdes i veçantë ndaj nënës e fëmijës. Në roje të shëndetit të tyre janë mjekët gjinekologë MAN BAJA e GËZIM BASHA dhe shefi i shërbimit SAFET ELEZI. Në ketë pavijon punon edhe mjekja për fëmijët e porsalindur, NAIME DOÇI, e cila tregon një vëmendje të posaçme për këta fëmijë që të mos kenë pasoja në jetë. Ka mjekë që edhe pse moshën e kanë për pension, punojnë. I tillë është mjeku Endokrinolog, MEHMET HOXHA. Ka një jetë në punë e kudo vlerësohet. Kjo e kënaq mjekun e i shton forcat për të punuar më shumë. Në shërbimin ORL takon mjeken NAZMIE BILERI, ndërsa në repartin infektiv takon mjekun MARK NUSH MARKU është nga Fani i Mirditës. Ka vite që shërben në Kukës dhe është bërë një me banoret e kësaj ane. Të gjithë e vlerësojnë për punën që bën. VELI OKA ka 20 vite si mjek neurolog e me punën e tij të mirë ka lënë gjurmë në Kukës. Kur njihesh me punën e mjekes dermatologe SADETE ALLARAJ të krijohet respekt për të jo vetëm ty, por gjithë atyre që trokasin për vizitë tek kjo mjeke e palodhur. Tek bëhet radioskopi takon ILIAZ MURATIN, tek bëhet radiografi takon AGRON SULËN, tek skaneri takon AGRON GECËN e kështu me radhë është vështirë të takosh të gjithë. Janë një armatë e madhe, në roje të shëndetit. Pa llogaritur punonjësit e tjerë vetëm infermierë janë 190 vetë, mjekë 24 vetë. Në fund një kafe me infermierin e urgjencës AFRIM DOGJANIN, i cili ka vite në këtë spital sikur të fton të vish përsëri e përsëri për të pasqyruar punën e sakrificat e këtyre punonjësve të spitalit rajonal Kukës. Puna që ka ardhur vetëm në rritje.