Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Cili jeni ju z. Grenell?

258
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Grenell, një emër aspak i njohur, u shfaq si i ngarkuar special i ish- Presidentit Trump, në marrëdheniet Serbi-Kosovë.

Po tani kë përfaqëson ky “ndërmjetës”, që shfaqet si “personalitet” i interesuar e i shqetësuar për marrëdhëniet e Shqipërisë me BE- në, edhe në video- konferenca me kryeministrin e Shqipërisë?

Cili jeni ju z. Grenell, se dihet shumë pak për ju?

Që ju pëlqen Serbia, kaq dihet për ju! Edhe për ofrimin e dekoratës të Princit Serb në “Betejën e Fushë Kosovës”, shqiptarët kanë dijeni, prandaj kanë menduar, e tani më shumë janë të bindur, se ju nuk jeni personi i duhur, që mund të ngarkoheni të ndërmjetësoni me askënd për çështjet shqiptare!