Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj: Kujtimet e Qazim Kondit për luftimet në Zagori

225

Dule Razipi, partizani që ruajti me besnikëri rreth 7 milionë lekë në ar, në kohën e Luftës

Në detyrën e komisarit të zonës

 

Nga kujtimet e Gjeneral Qazim Kondit, veterani dhe sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Dëshmorëve, Dalan Buxheli, ka shkëputur tre momente historike që shfaqën vlerat e partizanit të thjeshtë, por dhe të njeriut dinjitoz e korrekt në detyrën luftarake.

Në Sheper të Zagorisë komisar Qazim Kondi mbërriti vonë në natën e 5 shkurt 1944. Udhëtimi ishte shumë i lodhshëm, në një kohë me borë dhe erë të fortë, që të zinte frymën dhe shikimin. Kur dolën në Qafë të Dhëmbelit, kujtonte se iu erdhi fundi. Sipas rregullave këshilltari i natës i çoi në një shtëpi për të fjetur. Në mëngjes u takua me komandantin e Shtabit të Zonës të Parë Operative kapiten Islam Radovickën dhe komisarin major Bedri Spahiu, në një shtëpi përdhese. Shtëpia ku kish qenë më parë shtabi i Zonës së Parë Operative dhe organet e tjera drejtuese të partisë e të Qarkut të Gjirokastrës ishin djegur.

Përfaqësuesi i Shtabit të Përgjithshëm i kërkoi të raportonte për situatën dhe veprimet luftarake të Grupit V partizan. Qazimi ishte komisar i këtij grupi që vepronte në zonën e Dangëllisë. Raportoi për operacionin e dimrit dhe qëndresën partizane si dhe moralin e lartë të treguar prej tyre. Raportimi ishte i sak dhe gjendje paraqitej e mirë. I deleguari i Shtabit të Përgjithshëm, i komunikoi urdhrin për emërimin komisar politik të Shtabit të Zonës Parë Operative në vend të Bedri Spahiut, i cili shkonte pranë Shtabit të Përgjithshëm.

Pas operacionit të dimrit varfëria në krahinat malore të çliruara të Zonës së Parë Operative kishte arritur kulmin. Këshilli i Qarkut ndihmat që kishte mbledhur i kishte dorëzuar pranë shtabit të Zonës dhe Komandës së qarkut për mbajtjen e punëtorëve dhe të spitaleve të zonës e nuk dispononte asnjë lek drithë për popullin. Shtabi priste që të ndihmohej nga ushtria partizane. Islam Radovickën theksoi se fonde dispononte Shtabi, si ato të siguruara për ushtrinë, pra dhe nga ato që jepnin aleatet anglezë. Deri në fillim të operacionit dhe ishin të mjaftueshme, por tani nuk kemi gjë, dhe komandanti rrinte i menduar…

Arkivi dhe partizani Haxhi Kurti

Me fillimin e operacionit të dimrit, partizanit Haxhi Kurti nga Gjirokastra, i ishte dorëzuar arkivi i shtabit të Zonës Parë Operative për ta fshehur. Pas operacionit shtabi nuk kishte as lekë, por dhe as mjete pune, pra ishim si të thuash të paralizuar. Edhe për arkivin lindën dhe u diskutuan shumë versione. Tek shtabi ishte ngulitur mendimi se mos arkivin partizani e kishte dorëzuar te armiku, mbasi ai ishte i biri i një avokati dhe kështu mund ti falej jeta. E vërteta dolli ndryshe. Shtabi nisi dy partizanë nga Gjirokastra që e njihnin qytetin, për të marrë informacione. Kur këta mbërritën në grykën e Selcës në Poliçan takojnë një qytetar që vinte nga Gjirokastra për në Shtabin e Zonës me një letër të dërguar nga partizani Haxhi Kurti. Ai ju tregonte vendndodhjen e arkivit në fshatin Zhulat në një shpellë, vend të cilin e dinte një fshatar që familja e Haxhiut e kishte mik. Ndërsa Haxhiu kurohej ilegalisht në Gjirokastër se i kishin ngrirë këmbët nga dëbora dhe të ftohtit. Shtabi u gëzua, por dhe u çlirua nga një siklet i madh. Anëtarët e shtabit ndjenë respekt, dashuri dhe emocione për virtytet dhe vlerat morale të partizanëve të thjeshtë.

Thesari, partizani Dule Razipi dhe hejbet me lek

Islami tha se parat i mbante me vete në një palë hejbe italiane prej lëkure të kyçura dhe i varte në shalën e kalit të tij. Me fillimin e operacionit, lëvizja e shtabit binte në sy, ndaj bashkë me Bedriun menduam që paratë të mos ndiqnin lëvizjen e shtabit. Ndaj kalin me gjithë hejbet me lekë ja dorëzuam një partizani të togës të sigurimit të shtabit. Partizani ishte nga Kuçi i Kurveleshit dhe quhet Dule Razipi. E kishte porositur të shkonte në fshatrat e Zagorisë dhe të fshihej deri sa të kalonte operacioni. Kalin me gjithë hejbe e kishte porositur ta binte në Sheper pas operacionit. Kanë kaluan 7 ditë që ne jemi kthyer nga Frashëri dhe partizane nuk po duket.

Komandant Islami me shumë vështirësi theksoi se, ai o ka marrë paratë dhe është arratisur, ose e kanë vrarë dhe zhdukur duke i marrë paratë. Ndërsa komisar Qazimi shtoi edhe mundësinë tjetër, duhet të jetë futur në ndonjë vend të izoluar dhe ende nuk ka marrë vesh për përfundimin e operacionit. Komandat Islami, vijoi në mendimin e tij, se nuk është e mundur, shkuan mjaft ditë që operacioni ka përfunduar dhe ai të qëndrojë i izoluar kaq kohë, shto dhe dëborën e urinë. Komisari pyeti sa para kishte me vete partizani. Komandanti i tha se ishin rreth 7 milionë në ar dhe kartëmonedha. Komisari kishte besim te vlerat e partizanëve, por dhe për faktin që ishte kuçiot. Ai kishte bindjen se lekët nuk do të përvetësoheshin, dhe i thotë komandantit për ta qetësuar, se Dulja është kushëri i Memos. Ai ka dalë partizan me vullnet e si ai edhe çdo partizan tjetër nga Kuçi nuk do të tradhtonte e të merrte paratë. Komandanti iu shpreh, se ju komisar më flisni se e kini patriot, por lekët nuk po vijnë. Komisari i bindur këmbëngulte se Dulia nuk do të dorëzohej kollaj… komandanti bëri sikur u sikur u qetësua, po akoma nuk kishte shpresa për t’i pasur më ato lekë.

Në shtab vjen një fshatar nga Hoshteva e Zagorisë me një letër nga këshilli Nacionalçlirimtar. Në letër lexohej “Shoku Komandant! Që kur u ndamë unë erdha këtu në Hoshtevë dhe këtu ndodhem me gjithë kalë, pranë një familjeje, më lajmëroni ç’duhet të bëj”, Dule. Gëzimi ishte i dukshëm tek i gjithë shtabi, te komandanti dhe komisari. Ishte një krenari, shkruante komisari, jo vetëm për sigurimin e lekëve, por dhe krenari për veprimin e këtij kuçioti të ndershëm.

Dola në mal të luftoj dhe jo të pasurohem

Menjëherë së bashku me fshatarët për në Hoshtevë nisëm një korrier dhe të nesërmen Dulia me kalin dhe hejbetë me paratë erdhi në shtab. I pritëm me padurim. Ai mbante me vete gjithë atë kapital që populli kishte grumbulluar duke i hequr nga goja e kalamajve duke i lënë dhe të uritur për të ndihmuar ushtrinë nacionalçlirimtare nga e cila priste shpëtim. Menjëherë i prunë hejbet në dhomën e punës së shtabit. Islami i kontrolloi nga jashtë dhe i gjeti të paprekura dhe të vulosura siç i kishte përgatitur vetë. Në shtab thirrëm Dulen dhe e përshëndetën. Komandant Islami e pyeti si ia ka dalë gjatë kësaj kohe të siguronte veten, kalin dhe hejbetë. Në Hoshtevë, tha Dulia, këshilli me caktoi për të qëndruar te shtëpia e një plake që kishte dhe një haur për kalin. Këshilli interesohej dhe më binte bar për kalin. Natën unë flija në shtëpi, kurse jashtë kisha bërë një vend ku futesha kur vinin njerëz së bashku me hejbet. Kur lëvizja plakës i thosha që hejbët mos i prek se janë të minuara. Islami insistonte se si Dulia nuk ishte bërë kurioz të shikonte se çfarë kishin hejbetë brenda e që ishin aq të rënda. Dulia pa se komandant Islami po insistonte shumë, ndaj i thotë se, ‘unë shoku komandant e dija se çfarë kishte në hejbe, unë jam partizan shoku komandant dhe kam dalë në mal të luftoj e jo të pasurohem’.

Komandant Islami ndërpreu bisedën. Të gjithë panë para komandantit figurën e partizan Dules, madhështinë e figurës së partizanit, të atij partizani që i dolli zot vendit dhe me armë në dorë, jo vetëm çliroi Shqipërinë, por luftoi deri në thellësi në tokat e Jugosllavisë.

Dule Razipi i pasqyronte më së miri vlerat e larta morale të të gjithë fshatarëve të tij.