Petrit Vasili: Soros gjithmonë kundër Kosovës, edhe dje edhe sot

599
Sigal

Nga Petrit Vasili

Soros gjithmonë kundër Kosovës, edhe dje edhe sot!

Soros ka qenë, gjithmonë ashpërsisht dje kundër lindjes, por edhe sot kundër ekzistencës së Kosovës.

Ndërsa dje ndërhyrja ushtarake ishte e vetmja rruge për një Kosovë të pavarur dhe për të ndalur genocidin çnjerëzor, George Soros nuk ndalej duke mallkuar bombardimin e Serbisë nga ana e Amerikës, që ishte e vetmja rrugë për të shkulur nga rënjët pushtetin gjakatar të Milosheviçit.

Duke mos ndalur dot dje lindjen e Kosovës sot Soros po punon intensivisht për shkatërrimin dhe shpërbërjen e saj.

Dihet botërisht që Fondacioni Soros Dega Beograd hartoi në Prill 2018 raportin famëkeq për shkëmbimin e teritoreve mes Serbisë dhe Kosovës.

Ky Raport përfundoi në Prill 2018, vetëm 3 muaj pas takimit Rama-Vuçiç në Davos të Zvicrës, takim ky, ku është diskutuar për të parën herë ideja e e zgjidhjes nëpërmjet një këmbimi territorial.

Fondacioni Soros dega e Beogradit e hartoi Raportin për shkëmbimin e teritoreve me zgjidhje, që mbështesnin qartësisht dhe pa asnjë ekuivok interesat e Serbisë në të tre variantet e tij, të cilat janë bërë publike.

Në të tre këto variante Kosova do të ishte humbesja e madhe dhe shpërbërja e saj do të ishte te pragu i derës.

Të paraqitur si tre copa torte të ëmbla në dukje, por me helm brenda, këto variante të Sorosit të Beogradit do të kishin vetëm një viktimë Kosovën dhe asgjesimin e sakrifices e gjakut të mijëra kosovarëve, por edhe të ndërkombetarëve, që dhanë atë mbeshtetje jetike, pa të cilën nuk do të kishim pavarësinë e Kosovës.

Qëndrimi i prerë i Gjermanisë dhe Anglisë kundër shkëmbimit të teritoreve, vërtetë e sprapsi këtë projekt të errët dhe tërësisht destruktiv e konfliktnxitës, por nuk e asgjësoi atë.

Destabilizimi shumë i rëndë, politik në Shqipëri, i shtetit të së drejtës dhe mbretërimi i krimit të organizuar e korrupsionit, e kanë themelin tek destruktimi i Sistemit te Drejtësise si kyç i të gjithë këtij kaosi të qëllimshëm.

Reforma në drejtësi në Shqipëri, që shpërbeu drejtësinë dhe ku Soros ishte protagonist kryesor i saj, po thellon krizën e gjithanshme të vendit dhe kjo është ndihma më e madhe për riaktivizimin e projektit shumë të rrezikshëm të shkëmbimit të teritoreve Kosovë Serbi.

Destabilizimi i Shqipërisë me pasoja të ndjeshme edhe në rajon dhe shtimi i pasigurisë e paqëndrueshmërisë së tij, me pasojë dobësimin e vendeve të rajonit, janë premisa, që e lehtësojnë zbatimin e projektit Sorosian të shkëmbimit të teritoreve.

Ndaj çlirimi i sovranitetit nga marrja peng prej interesave të tilla shumë të errëta është një mision, që meriton çdo sakrificë.

Çdo çedim nga qëndrimet e shëndetshme sovraniste do ta zhyste Shqipërinë dhe rajonin në skenarët e tmerrshëm të të shkuarës së largët dhe të afërt, ku gjakosjen e kanë hequr në kurriz Shqipëria e popujt e Ballkanit, ndërkohë që të tjerët kanë mbushur xhepat dhe kanë ikur, duke lënë pas perçarje të mëdha, luftëra të egra, prapambetje të thellë ekonomike dhe tensione civile e sociale pa shërim

Me gjithë atë në VIDEO mund të shihni qartë se si Soros ishte ashpërsisht dje kundër ndërhyrjes ushtarake amerikane në Kosovë, pra kundër lindjes së Kosovës, ndërsa sot projekti i tij anti Kosovë për shkëmbimin e teritoreve nuk ka nevojë për komente të mëtejshme.