Ligjet e jetës/ Pensioni suplementar për minatorët dhe trajtimi për fermerët, mjekët, inxhinierët, mësuesit e veterinerët

846
Sigal

Kushtet që duhet plotësuar për të marrë pension të posaçëm dhe trajtimi për nënat me shumë fëmijë. Pensioni për fermerët, mjekët, infermierët, ish-kooperativistët, inxhinierët, veterinerët dhe mësuesit

Kategoritë e punonjësve të nëntokës që përfitojnë pension suplementar dhe personat që mund të bëjnë sigurime vullnetare në bujqësi

Procedura e sigurimeve vullnetare

Pyetje

Jam lexues i rregullt i gazetës “Telegraf” shkruan z. Luftar Hazizi nga Pogradeci. Kam lindur më 28.2.1955 dhe aktualisht gjithsej kam 32 vjet punë të siguruara, përfshi dhe periudhën që kam qenë ushtar. Pyes, kur e plotësoj moshën e pensionit, sa vite pune të siguruara duhen, a mund të bëj sigurime vullnetare dhe sa lekë duhet të paguaj?

Përgjigje

Ju do të dilni në pension 65 vjeç më 28 shkurt 2020, dhe për pension të plotë duhen 37 vjet punë të siguruara gjithsej në vendin tonë, nga mosha 16 vjeç, përfshi dhe periudhën që keni qenë ushtar. Me 32 vjet punë të siguruara do të përfitoni pension të pjesshëm në masën rreth 87% të pensionit të plotë që llogaritet duke pjesëtuar vitet e punës që keni aktualisht me 37 vjet që duhen për pension të plotë. Nëse i keni mundësitë financiare, para moshës 65 vjeç mund të bëni sigurime vullnetare duke paguar 67.392 lekë në vit sipas kësaj procedure. Fillimisht të paraqiteni në Agjencinë e Sigurimeve Shoqërore Pogradec dhe të merrni një urdhër veprimi për vitet që keni të pasiguruara dhe të paraqiteni në një bankë të nivelit të dytë të kryeni pagesën. Banka ju pajis me mandat pagese, të cilin duhet t’ia bashkëngjitni librezës së punës. Për çdo vit që siguroheni pensioni shtohet rreth 2,7%.

Vlefshmëria e sigurimeve si i vetëpunësuar në bujqësi kur ndërron vendbanim

Pyetje

  1. Bujar nga Peshkopia, në letrën e tij shkruan: Mbasi mora tokë sipas ligjit, nga 1 tetori 1993 deri më 1 maj 2004 u vetësigurova në bujqësi, bashkë me bashkëshorten. Në vitin 2010 erdhëm me banim në Tiranë dhe vazhdova të vetësigurohem për 5 vjet si i vetëpunësuar në bujqësi, meqenëse kisha tokë në Dibër, duke paguar kontributet si fermer. Kohët e fundit dërgova dokumentet e pensionit në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Tiranë, por ata nuk më njohën periudha të siguruara 5 vitet e paguara në Tiranë me pretendimin se je larguar nga rrethi ku ke tokën dhe në Tiranë nuk ke tokë. Pyes, si veprohet në këtë rast?

Përgjigje

Sipas vendimit të Qeverisë nr.1209, datë 11.12.2009: ”Njihen periudha sigurimi për efekte të ligjit të sigurimeve shoqërore, nga 1.10.1993 deri më 1.5.2004 (që ju keni banuar në Peshkopi ku keni tokë sipas ligjit). Nga dita që jeni larguar nga Peshkopia dhe keni ardhur me banim në Tiranë nuk keni pas të drejtë të bëni sigurime si i vetëpunësuar në bujqësi, me përjashtim të rasteve po të kishit blerë tokë në Tiranë ose të kishit marrë tokë në përdorim me dokumente të rregullta. Në këtë rast bazuar në pikën 12/1 të vendimit të Qeverisë nr.551, datë 27.7.2016, botuar në fletoren zyrtare 147:”shumat e paguara si i vetëpunësuar në bujqësi në Tiranë ju konvertohen në sigurime vullnetare”. Sqarime më të hollësishme mund të merrni në DRSSH ose ISSH në Tiranë.

Kushtet që duhen plotësuar për të marrë pension të posaçëm

Pyetje

Inxhinier Iliri nga Elbasani shkruan: Jam i datëlindjes 1 tetor 1953 dhe gjithsej kam 37,5 vjet punë të siguruara, nga të cilat 10 vjetët e fundit në një firmë private. Vitin e kaluar kur plotësova moshën e pensionit 65 vjeç me dëshirën e qendrës së punës vazhdova punën duke paguar rregullisht kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore. Për 5 vjet kam punuar në hidrocentralin e Komanit dhe jam dekoruar nga Kuvendi i Shqipërisë. Mendoj që në pension të dal këtë vit më 1 tetor. Pyes, a përfitoj pension shtesë për 12 muaj që kam punuar mbi moshë, si llogaritet dhe nëse vazhdoj të punoj mbasi të dal në pension, a mund të përfitoj njëkohësisht pension dhe rrogë? Po pension të posaçëm për dekoratën që kam marrë a përfitoj?

Përgjigje

Po të kishit dalë në pension vitin e kaluar, ditën që plotësuar moshën 65 vjeç për pension të plotë, duheshin 36 vjet e 4 muaj muaj punë të siguruara që i keni pasur. Meqenëse nuk dolët në pension por vazhduat punën për 12 muaj duke paguar kontributet e sigurimeve shoqërore, sipas nenit 19 të ligjit të sigurimeve shoqërore nr.104/2014, për çdo muaj që keni punuar mbi moshën e pensionit dhe 36 vjet e 4 muaj që duheshin për pension të plotë do të përfitoni 0,5% shtesë mbi pension për çdo muaj të punuar mbi moshë. Mbas daljes në pension ju mund të vazhdoni përsëri të punoni në firmën private duke paguar rregullisht çdo muaj kontributet e sigurimeve shoqërore dhe të përfitoni njëkohësisht, pensionin, indeksimet që bëhen me vendime Qeverie dhe rrogën në qendrën e punës, por do të vazhdoni të paguani rregullisht kontributet e sigurimeve shoqërore. Për dekoratën që keni marrë për vitet e punuar në hidrocentral, sipas nenit 5 të ligjit të sigurimeve shoqërore nr.7703, datë 11.5.1993, keni të drejtë t’i bëni kërkesë me shkrim Këshillit të Qarkut të Elbasan, duke i dërguar edhe kopjen e noterizuar të dekoratës. Këshilli i Qarkut mbasi e miraton ia dërgon për ta vendosur Këshillit të Ministrave. Shuma e pensionit të posaçëm është rreth 30 mijë lekë në muaj dhe i bashkohet pensionit të pleqërisë. Sqarime më të hollësishme mund të merrni në DRSSH Elbasan.

Cila kategori e minatorëve të nëntokës përfiton pension suplementar

Pyetje

Një lexues i gazetës “Telegraf” nga Prrenjasi shkruan: Kam punuar në nëntokë në ndërtimin e tunelit të rrugës së Kombit, tunelit të rrugës automobilistike Tiranë-Elbasan dhe tunelet e hidrocentraleve e të ushtrisë gjithsej 7 vjet. Aktualisht jam në pension. Pyes, a përfitoj pension suplementar si minatorët e nëntokës?

Përgjigje

Bazuar në ligjin nr.29, datë 23 maj të këtij viti, botuar në fletoren zyrtare 88, për “Pensionet suplementare të minatorëve të nëntokës, punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të metalurgjisë”, përfitojnë pension suplementar duke filluar nga data 5 korrik 2019, vetëm ata që kanë punuar në miniera në nëntokë 6 vjet e më shumë, 1% shtesë pensioni për çdo vit të punuar vetëm në miniera në nëntokë, dhe 0,6% ata që kanë punuar në sektorët e naftës, gazit e metalurgjisë. Sqarime më të hollësishme mund të merrni në Drejtoria Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Elbasan duke paraqitur librezën e pensionit.

Kushtet për të marrë pension të plotë dhe shpërblimi pas daljes

Pyetje

  1. Osman nga Elbasani në mesazhin e tij sqaron: Më 24 shtator të këtij viti plotësoj moshën 65 vjeç dhe interesohem të di cilat periudha pune njihen për pension dhe sa vite pune të siguruara duhen për pension të plotë?

Përgjigje

Deri në fund të këtij viti burrat dalin në pension 65 vjeç kur kanë 15 deri 36 vjet e 8 muaj punë të siguruara në Shqipëri nga mosha 16 vjeç, në ish-kooperativa bujqësore, sektor shtetëror, privat, periudhat e vetësiguruara në bujqësi kur kanë tokë sipas ligjit, apo keni qenë ushtar, koha e paguar me asistencë, raporte mjekësore të pagueshme, leja e zakonshme, periudha e paguar me pension të plotë ose të pjesshëm invaliditeti, ndërsa për gratë njihet kohë pune për pension edhe periudha e studimeve të larta ditën e vërtetuar me kopjen e diplomës së noterizuar. Nuk njihet periudha pune koha e paguar me ndihmë ekonomike dhe ajo e punuar qoftë dhe e siguruara jashtë vendit si në Greqi, Itali etj. Masa e pensionit varet nga shuma e periudhave të siguruara dhe paga mesatare bruto mujore për të gjithë periudhat e siguruara…

Për më tepër lexoni “Telegraf”