Gjirokastër/ Po kalonte rrugën, aksidentohet turistja çeke

501
Sigal

Pak minuta më parë një turiste çeke është përplasur nga një makinë në zonën e Pazarit në Gjirokastër. Turistja çeke është përplasur nga një automjet që qarkullonte përbri xhamisë së qytetit.

Turistja, emri i të cilës nuk është bërë ende i ditur, është dërguar me urgjencë në Spitalin e Gjirokastrës nga kalimtarë të rastit nga ku po merr trajtim mjekësor.

Mësohet se mjeti që e ka shkaktuar ngjarjen ka përfunduar duke u përplasur edhe me një makinë tjetër, ndërsa turistja ka mbetur midis të dyjave.

Trafiku i pa orientuar në pjesën e Pazarit Karakteristik si pasojë e punimeve në ndërtimin e kalldrëmit, ka rënduar mjaft situatën dhe shoqëruar herë pas here me problematika të ngjashme si kjo e sotmja.