Anastas Gurma: 75-vjetori i masakrës së bregdetit në Shënvasil

726
Sigal

Më 23 Qershor 1944, Gjermano-Ballistët në rrethinat e fshatit Shënvasil pushkatuan, 48 vetë

Përkujtohet 75-vjetori i masakrës së Bregdetit      

Anastas Gurma

Më 23 Qershor 2019 u përkujtua 75-vjetori i masakrës Gjermano-Balliste e kryer në rrethinat e fshatit Shënvasil të rrethit të Sarandës në vendin e quajtur Hondrovun, ku në një gropë të përbashkët të hapur nga vetë të pushkatuarit, u asgjësuan me një breshëri mitralozi, në të njëjtën kohë 48 vetë. Të tjerë u pushkatuan në Lukovë, në Nivicë, në Sasaj, Piqerras e Borsh, gjithsej 48 vetë në harkun kohor të 9 ditëve. U internuan në kampet e përqendrimit 188 burra nga Bregu i detit. Për të përkujtuar këtë masakër, më 23 Qershor në vendin e ngjarjes u mblodhën shumë bregdetas ,veteranë e pasardhës veteranësh. Kjo përkujtimore u organizua nga Organizata e Veteranëve të LANÇL. të rrethit të Sarandës dhe organizata e familjeve të Dëshmorëve,e pranishme ishte Kryetarja e Komitetit të Veteranëve të rrethit Sarandë shoqja Neriman Gjivogli, Kryetari i Bashkisë Himarë z.Gjergji Goro, veteranë e pjestarë të familjeve të dëshmorëve si dhe pjesëtarë të familjeve të të pushkatuarve. Në nderim të të rënëve, në memorialin e ngritur, u vendosën tufa me lule dhe u mbajt një minutë heshtje. pranishmit në këtë përkujtimore, i përshëndeti kryetari i fshatit Shënvasil shoku Janaq Kerkeshi, i cili foli për rëndësinë e ngjarjes, për trimërinë e atyre burrave që shkuan krenarë para vdekjes dhe derdhën gjakun për lirinë e vendit të tyre ,ai falenderoi në mënyrë të veçantë Kryetarin e Bashkisë Himarë z. Gjergji Goro, për mbështetjen financiare që ka dhënë për riparimin dhe rrethimin e lapidarit, duke e kthyer atë në një memorial e vend pelegrinazhi,gjithashtu ai ju bëri thirrje familjeve të dëshmorëve, të dorëzojnë sa më shpejt nga një fotografi për ta vendosur në memorialin e ngritur në krah të lapidarit. Në vazhdim u fol për këtë ngjarje të dhimbshme,si u zhvillua ngjarja ,kush ishin të pushkatuarit ,si hapën gropën e përbashkët e si u pushkatuan,si u lanë aty trupat për të mos u marrë nga familjarët e tyre. Në vendin e ngjarjes në Hondrovun, u pushkatuan gjithsej 48-vetë,19 vetë edhe sot janë të pa identifikuar, në mes tyre kishte greke dhe italianë.Të gjithë ishin mbështetës të LANÇL. Në fjalën e rastit u theksua, se bilanci i masakrës ishte sa tragjik dhe terroris , prandaj kjo ngjarje nuk duhet harruar. Është e rëndësishme që njerëzit të dinë çfarë ka ndodhur. Bregdetasit do dinë si janë ndarë nga kjo botë, në moshë shumë të re njerëzit e tyre të dashur, ta dinë për të mos i harruar kurrë. Liria ka çmim të lartë dhe ka kërkuar sakrifica të mëdha e të jashtëzakonshme. Kjo masakër njerëzore zë një vend të rëndësishëm në historinë e L.A.N.CL ,duke u radhitur mbas masakrës së fshatit BOROVE.

Në këtë aktivitet përkujtimor morën pjesë edhe disa individë të veçantë, si 95-vjeçari Stillo Papadhima, përjetues dhe dëshmitar okular i ngjarjeve të operacionit të Qershorit 1944 në Bregdet. Gjithashtu morën pjesë edhe fëmijë të të pushkatuarve, që nuk i njohën kurrë prindërit e tyre, ishte Kolë Spiri djali i Nako Spirit, të cilin babai e la 5-muajsh, Zoi Lepuri djali i Illo Lepurit, edhe Zoi nuk e njohu babanë, babai e la në barkun e nënës. E pranishme ishte edhe Fotina Cici (Gurma), të cilën babai e la 4-vjeçe. Të gjithë këta u rritën jetimë. Mbas ceremonisë në një nga lokalet e fshatit Shënvasil, me pjesëmarrësit u organizua një koktej, i cili u sponsorizua nga Bashkia Himarë. Kryetarja e Komitetit të Veteranëve shoqja Neriman Gjivogli, përshëndeti pjesëmarrësit për prezencën në këtë përvjetor dhe falënderoi kryetarin e veteranëve të fshatit Shënvasil për punën e bërë dhe përgjegjësinë e lartë në përmbushjen e detyrave. Gjithashtu shoqja Nerimani falënderoi Kryetarin e Bashkisë Himarë, për prezencën dhe kontributin e dhënë në mbrojtjen e vlerave të LANÇ.