Ahmet Demaj: Për zotëruesin e dijes dhe shërbëtorin e punës Sami Canaj që bëri Velçën me ujësjellës

1385
Sigal

Nuk la gurë pa lëvizur deri sa bëri realitet ujësjellësin e parë në Velçë ndër të parët në krahinë

ZOTËRUES I DIJES – SHËRBETOR I PUNËS    KY  ISHTE  SAMI  CANAJ

Ahmet Demaj, (Kryetar i Shoqatës Labëria dega Vlorë)

Në prani të shumë pjesëmarrësve u zhvillua aktiviteti i veçantë kushtuar SAMI CANAJ si nderim të jetës së tij. Në fjalën e rastit u tha:

Ju vura re sa hytë në sallë sytë ju përqendruan te kjo fotografi. Ju afruat. Disa dhe e prekën me dorë. Të gjithëve na kishte marrë malli, ndaj në fytyrat tuaja lexohet dhimbja që s’e kemi Samiun sot midis nesh. Por dua t’ju lutem që të gjithë bashkë ta përshëndesim Samiun që na ka bërë krenar që nga fëmijët dhe bashkëshortja, nga vëllezërit e motrat, nga nipat dhe nga mbesat, nga bashkëfshatarët e vendlindjes së tij e deri te të nderuarve special shokët e tij që sot Samiu u kujtohet në gjithë dimensionin e tij si intelektual, si profesionist, si shok që s’i ndante asnjëherë nga vetja. Jeni ju inxhinierët, ju ish pushtetarët që takimit të sotëm ja rritët vlerat, sepse Samiu bashkë me ju e bëtë Vlorën më të bukur seç qe dhe patjetër do ta bëni më të bukur seç është. Nëqoftëse do ta bënim një javë më parë kur nderuam dy shokë të Samiut kisha merak se do të na rrëmbenin emocionet, ndaj ja kushtuam këtë ditë vetëm Sami Canaj, inxhinierit arkitekt nga Velça e Vlorës. Po të bësh biografinë e Samiut nuk thua dot që ishte nga një familje e varfër, sepse gjyshi i tij kishte tokë, kope që numërohej me të parët e fshatit por kishte varfëri dhe uri që fëmijët e tij të shkolloheshin. I ndan detyrat midis djemve: Haxhiu bujqësi e blegtori, Muço shkollën dhe luftën. Babai Samiut nga lufta për çlirim erdhi në luftën për ndërtim të Shqipërisë së Re.   Ëndërronte dhe bëri realitet shkollimin e fëmijëve. Bega inxhinier nafte (Dr. i shkencave gjeologjike), Samiu inxhinier arkitekt.

I donte jo argat por intelektualë dhe i bëri

Vet Samiu i etur për dije demostroi vijësi studentore, cilësi profesionale, dashuri njerëzore. Këtë edukatë mori nga historia e vendlindjes sëtij. Krenohej me historinë e Ali Beqirit në Luftën e 1920, por më krenar bëhej me heroizmin e Saliko Sulos në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, pjesëtar i së cilës ishte dhe Muço Maska (babai i Samiut). Po kaq krenar bëhej për njerëzit e shkencës që ishin bashkëfshatar të tij, si: Prof. Kudret Velça, Prof. Agim Kaçani, Prof. Luan Kaçani, Prof. Farudin Kruti, Petrit Nuraj, Beg Canaj, prandaj punoj si këta për tu vendosur në kurorën e artë të vendlindjes dhe të Labërisë. Janë të shumta veprat e projektuara të ideuara e të zbatuara nga i velçoti Sami Canaj. Ato fillojnë me vepra historike siç janë shumë lapidarë, ndërtesa administrative e social – kulturore deri te pika turistike e panaire – kombëtare e ndërkombëtare. Si kundërpeshë e Kuzun– babasë lindën në Myzeqe –Kuzun- Lala.           Do të ketë bashkëkohës të tij që do të flasin për të veçantat që dinte të bënte miku i tyre Sami Canaj. Ka lindur në Vlorë Samiu por nuk harroi asnjëherë Velçën. Ashtu si i ati vullnetar 1966 për ndryshime në jetën sociale të fshatit, Samiu që nga vitet 1973 – që doli në punë vizitonte Velçën.

Edhe pse ishim fshat me 80 burime nuk kishim ujë në shtëpi.

Nuk la gurë pa lëvizur deri sa bëri realitet ujësjellësin e parë në Velçë dhe ndër të parët në krahinë. Më dhimbshin ato nëna që ngarkonin bucelat në kurriz ndaj bëra ç’është e mundur, thoshte Samiu. Kreu disa detyra në rreth dhe i bindur se mund ti besoheshin edhe më të rëndësishme. Por Samiu në asnjë detyrë nuk u përgojua, përkundrazi për disa prej tyre u lavdërua dhe nderua nga autoritetet e kohës. Demonstroi se ishte i zoti në profesion, kishte potencial intelektual, ishte besnik i shokëve dhe miqve të tij. Kishte kurajon në kritik, i palëkundur në bindjet e tij. Këto cilësi ka bërë që vlerat e tij njerëzore ti kapërcejnë ato intelektuale sepse Samiu dinte të fliste e të respektonte si i barabartë këdo që pranonte të ulej me të.           Natyra e ndërtoi njeriun që edhe të vdes, por e kompensoi duke i bërë të pavdekshëm veprat e tij. Do ti kujtojmë veprat e Sami Canit në shekuj e bashkë me të edhe vet Samiun, sepse kështu ka ndodh edhe metë parët e tij:

Në radhë të parë dashurinë njerëzore.

Ka një histori të shkurtër por flet më shumë se qindra leksione: dëgjojeni: Shkonin shumë dy vëllezërit. Do ndahemi i thotë vëllai i vogël Muçua (babi i Samiut) vëllait të madh Haxhiut. (Kojohu thot vëllai i madh)

-Do ndaj unë dhe do zgjedhësh Ti.

-Do fillojmë nga shtëpitë: Hodat Ti. Ato mëdheset unë. Jo, – i thotë Haxhiu, – se ti ke nga ata miqtë me kollare. Në shtëpinë tënde do ti pres!

-Bagëtitë, qetë, lopët, arat, kullotat: tre pjesë ti, një unë.

Në mëngjes dy tyme. Shkuan velçot, miq dhe shokë për të uruar. Pyetëm miqtë: Qysh u ndatë? Haxhiu – s’jemi ndarë mirë! Ndonjë i lig fërkonte duart: o bobo qenkan prishur. Po pse?

-M’i la të gjitha mua Muçua. Ne babai na kish njësoj?

Vajtën te Muçua. Tym i hairit, uronin. Hair paç, përgjigjej. Qysh u ndatë? S’jemi ndarë mirë. Unë s’doja të mirrja asgjë. Vëllai më nxori dhe mua pjesë! Përfytyroni ç’parime kishin dje dhe çfarë na paraqesin ekranet sot. Edhe për këtë arsye Sami Canaj në kohën tonë kreu po të njëjtën vepër si i ati. Ndërtoi një vilë për vete atje te trualli i babait, por nuk harroi të jepte kontribut për djem të xhaxhait. Në emër të shoqatës A. K. Velça përshëndeti z. Caush Sinani.Ndër të tjera tha: Në tërë udhëtimin jetësor të Sami Canajt shfaqet pozitiviteti. Arkitekti i mirë bën art e shkencë. Ish kryetari i Bashkisë Vlorë, z. Niko Veizi, theksoi: M’u dha mundësia të drejtoja Bashkinë. Më e vështira ishte të ndërtoja stafin. Midis më të mirëve për punën me të vërtetë zgjodha Sami Canin. Ishte modern në zhvillim. Ishte zot i dijes sepse qe shërbetor i punës. Ishte i suksesshëm sepse suksesin e kërkonte që në familje. Arkitekt Arben Meksi: Ai ishte i pari arkitekt i diplomuar, i emëruar në zyrën e projektimit të asaj kohe. Ne si shokë, si kolegë, që së bashku kemi punuar në kohë të vështira, ruajmë shumë kujtime prej tij. Samiu e donte shumë profesionin, e donte shumë qytetin e tij të lindjes. Piro Stefa, koleg i Sami Canaj theksoi me forcë për forcën dhe qëndresën e Samiut për të ruajtur hapësirat sidomos në Sheshin e Flamurit. Qe njeri i guximshëm sepse qe profesional.

Dekorimi

Ranë dakord që në emër të Shoqatës A. K. “Labëria”, “Nderi i Kombit”, Prof. Ago Nezha si kryetar dhe Agim Çiraku si n/kryetar, dekoratën ta dorëzonte Prof. Ago Nezha. Duke ju drejtuar djalit të Samiut u shpreh: Puna e Shoqatës së Vlorës dhe personazhet që nderojnë janë në sinkronizim të plotë. Jo vetëm sot, por sa herë që vijmë në Vlorë, gjejmë një ritëm pune të ri, një pjesëmarrje të re, një organizim të ndryshëm nga i pari. Urime. Duke e marrë këtë vlerësim Hektor Canaj shumë i emocionuar falënderoj pjesëmarrësit, shoqatën Labëria, miqtë dhe shokët e babait.