Dikur kur thoshe Tiranë
Kishe thënë gjithçka..
Qytetërim, njerëzillik, mirësi e civilizim…
Sot kur thua Tiranë
nuk nënkupton asgjë nga e djeshmja,
Veç se shikon e ndjen diçka …
…që vetëm emrin Tiranë ka….
Dje Tirana kishte njerëz
Parqe, trotuare, qetësi e lule shumë
Sot Tirana nuk ka asgjë nga këto
Veç më shumë pisllëk, rrëmujë e zhurmë…
Tirana e djeshme ishte qyteti ku merrje frymë e ndiheshe njëri
Kjo e sotmja të le pa frymë e të mbyt në marrëzi…
Tirana e djeshme iu përkiste qytetarëve
e kjo e sotmja fatkeqësisht …ardhacakëve të tritolit e të sqeparëve…
Në Tiranën e djeshme kishte xhiro në një bulevard me njerëz paqësorë
Në këtë të sotmen nuk del dot…se të lenë pa kokë, pa këmbë e pa dorë.
E kur nga Tirana u detyruan të largohen Qytetarët
…Kryeqyteti u pushtua nga Barbarët….
Tirana e djeshme kishte sport, aheng , dashuri e djem azganë…
Sot nuk ka asgjë nga këto
Veç drogë, tallava, krim, prostitucion
…e turli lloj mileti i ardhur nga çdo anë…
Ndjej dhimbje, Tirana ime…
…dhe e di që s’ ke faj ti.
Po kaq mirë sa e di që…
…Njerzilliku me egërsirën nuk mund të bëjnë dot kurrë Krushqi…