PhD Anila Kalleshi: Shkaku dhe faktorët që ndikojnë në obezitet

802
Sigal

Shkaktarët që çojnë në shtimin e peshës. Çfarë i rrit nivelet e kolesterolit e triglicerideve dhe varësia ndaj karbohidrateve

Në ditët e sotme në botë, obeziteti është bërë “epidemik”, pasi rreth 1/3 e popullsisë janë diagnostikuar si obezë klinikisht. Ky trend në rritje ka kontribuar në multi-biliona $ në industrinë e humbjes së peshës dhe në një rritje të problemeve shëndetësore. Gjendje shëndetësore si diabeti, sëmundjet e zemrës, kanceri, artriti, dhe të tjera që janë të lidhura me diabetin janë në rritje, pavarësisht avancimit në mjekësinë moderne. Është e rëndësishme të themi që duhet të jemi më të shqetësuar për përqindjen e yndyrës së personit në trup sesa për numrat që tregohen në shkallë. Në një femër të shëndetshme, yndyra e trupit mund të jetë më e lartë se 25%, dhe 17% është një mesatare e shëndetshme për meshkujt. Femrat natyrisht kanë një përqindje më të lartë të yndyrës, pasi duhet të sigurohen që kanë mjaftueshëm “energji” për shtatzëninë dhe kujdesin. Disa faktorë çojnë në shtimin në peshë, dhe tashmë do ta ekzaminojnë situatën më nga afër. Është e rëndësishme që të merrni nën kontroll sëmundje si keqfunksionime të gjëndrave, hipogliceminë dhe çrregullimet emocionale përpara se të filloni me programin e humbjes në peshë. Në punën time të përditshme ndeshem çdo ditë e më shumë me njerëz që luftojnë me problemet e peshës. Në fakt, për çdo person që është duke u përballur me obezitetin ose komplikacionet e kësaj gjendjeje, në vend që të fokusoheni në humbjen e shpejtë të peshës, unë besoj që është shumë e rëndësishme të mundoheni të gjeni shkakun e shtimit në peshë. Derisa faktori kontribues të eliminohet, e vetmja gjë që do të arrini është një zgjidhje e përkohshme, dhe personi nuk do të jetë i aftë të përqendrohet në shërimin e sëmundjeve të tjera në jetën e tij apo saj. Fillojmë duke diskutuar për faktorët që kontribuojnë në obezitet dhe parandalon personin që të humbasë peshë. (Mund të shihni raste klasike të njerëzve që hanë shëndetshme, bëjnë ushtrime dhe prapë nuk humbin peshë).

Faktorët që kontribuojnë në obezitet – Lidhja e karbohidrateve dhe insulinës

Çfarë i rrit nivelet e kolesterolit dhe triglicerideve? Pse problemet e lidhura me sheqerin në gjak vazhdojnë të kapërcejnë shifrat krahas rritjes së obezitetit në të gjithë botën? Pse njerëzit mbipeshë kanë si tendencë të përballen me probleme si presioni i gjakut, kolesteroli dhe sheqeri në gjak? Nëse yndyra dietike do të ishte shkaku i vetëm i këtyre problemeve shëndetësore (pasi yndyra e ulët lidhet me atë çfarë ju besonit më parë), atëherë do të kishim një rënie të obezitetit sesa një rritje kaq drastike. Por cili është në të vërtetë shkaku? Çfarë e bën shoqërinë tonë kaq të sëmurë dhe kaq obeze? Një pjesë e madhe e përgjigjes gjendet në një hormon të quajtur, insulinë. Insulina është esenciale për jetën në sasitë e duhura, por mund të shkaktojë dëme, nëse prodhohet në sasi të tepërta. Fatkeqësisht, rreth 75% e njerëzve prodhojnë shumë nga ky hormon kur ata hanë një dietë me ushqime të rafinuara dhe karbohidrate të thjeshta. Të gjitha karbohidratet, qofshin në formën e drithërave të plota (karbohidrate komplekse) ose në formën e çokollatave (karbohidrate të thjeshta), kthehen në glukozë (sheqer në gjak), në momentin që hyjnë në rrjedhën e gjakut. Karbohidratet e thjeshta shkaktojnë një rritje të shpejtë të sheqerit në gjak dhe nxisin pankreasin që të çlirojë sa më shpejt insulinën. Insulina kontrollon ku ruhet sheqeri në gjak. Detyra kryesore është të konvertojë glukozën në glikogjen (forma e ruajtur e sheqerit), e cila zakonisht ruhet në mëlçi. Më vonë, glikogjeni mund të konvertohet sërish në glukozë e të përdoret si energji. Kur karbohidratet konsumohen në sasi të tepërta, sidomos karbohidratet e thjeshta dhe të rafinuara, disa përdoren menjëherë si energji, dhe të tjerat ruhen si glikogjen. Meqë vetëm 2000 kalori mund të ruhen si glikogjen në trup njëkohësisht, pjesa e tepërt ruhet si yndyrë. Për sa kohë, që trupi vazhdon të marrë një furnizim karbohidratesh për energji, nuk ka nevojë të përdorë rezervat yndyrore si një formë alternative për energji. Kjo është arsyeja pse të konsumuarit e një dietë që konsiston më së shumti në karbohidrate të thjeshta e bën humbjen e peshës akoma dhe më të vështirë. Kur njerëzit humbin peshë prej dietave me karbohidrate të larta, yndyrë të ulët dhe kalori strikte, kjo vjen më së shumti nga muskujt dhe uji sesa yndyra e ruajtur. Karbohidratet komplekse si drithërat e plota, nuk shkaktojnë një rritje kaq drastike në nivelet e sheqerit në gjak. Në vend të kësaj ato sigurojnë një burim të qëndrueshëm energjie. Megjithatë njerëzit që po mundohen të humbin peshë duhet të konsumojnë çdo lloj karbohidrati në moderim, me përjashtim të frutave dhe perimeve. Sheqeri i tepërt që gjendet në dietat e ditëve të sotshme, vërtet që çon nivelet e sheqerit në gjak në ritme të larta. Sheqeri dhe sasi të shumta të karbohidrateve të niseshtesë shkaktojnë që glukoza të rritet shumë shpejt, duke siguruar një djegie të shpejtë të energjisë dhe më pas një “përplasje”, e cila bën që personi të bjerë në peshë. Kjo shpjegon lodhjen që disa njerëz ndjejnë në mesditë, pak kohë pas drekës. Statistikat kanë treguar që konsumimi i sheqerit është rritur me 1,500 % në 200 vitet e fundit. Sot, një pjesë e mirë e popullsisë botërore konsumojnë sheqer çdo vit (rreth 66 kg) krahasuar me 4.8 kg që konsumoheshin në vitet 1800. Meqë duhen shekuj që trupat tanë të përshtateshin me një ndryshim kaq drastik në dietë, ky ndryshim mund të ishte shkatërrues për shëndetin tonë. Obeziteti është një nga shumë efektet anësore që vijnë si pasojë e të konsumuarit shumë karbohidrate të rafinuara, sidomos sheqerit. Dhe lind pyetja, çfarë kanë të keqe karbohidratet? Nëse po flisni për brokolin, lulelakrën apo mollët – nuk ka asgjë të keqe! Problemi është që njerëzit konsumojnë sasi të shumta të karbohidrateve si sheqeri, mielli i bardhë, orizi i bardhë, ëmbëlsirat, ushqime të shpejta dhe ushqime të përpunuara dhe të rafinuara të të gjitha llojeve. Ushqimet e përpunuara dhe të rafinuara nuk kanë asnjë vlerë ushqyese dhe përmbajnë shumë sheqer, kripë, shtues, ngjyrues dhe kimikate të dëmshme. Njerëzit që ndjekin një dietë tradicionale me yndyrë të ulët shpesh dalin jashtë kontrollit nga dyndja që kanë me karbohidrate të thjeshta. Ushqimet me yndyrë të ulët gjithmonë përmbajnë më shumë sheqeri sesa versioni i rregullt i të njëjtit ushqim. Ata shtojnë sheqer shtesë për të zëvendësuar shijen e mirë që yndyra ofron. Problemi qëndron që të hani karbohidrate të tepërta, sidomos llojet e gabuara, stimulon ruajtjen e yndyrës në trup.

Të dhënë mbas karbohidrateve

Një teori bazuar mbi mijëra eksperimente shkencore ka dalë në përfundimin që miliona njerëz mund të jenë të dhënë mbas karbohidrateve. Bazuar në kërkimet e Harvard Medical School, studiuesit besojnë, që 75% e mbipeshës dhe gati 40% e popullsisë me peshë normale është e varur nga karbohidratet e thjeshta. Kjo lloj varësie shpesh është e pa diagnostikuar, e panjohur dhe, si rezultat, e patrajtuar. Ata njerëz që shpesh tundohen nga ëmbëlsirat apo nga ushqime me karbohidrate të larta dhe që nuk kanë mundur dot të bien në peshë ose mund ta kenë pasur të vështirë të kontrollojnë sasinë e ushqimit që hanë, edhe pse ndihen të ngopur. Këta njerëz janë të varur nga karbohidratet.