Ndërpriten punimet, autostrada Tiranë-Durrës do jetë e hapur në fundjavë

584

Për të gjithë kryeqytetasit që kanë vendosur që vapën e fundjavës ta kalojnë në plazhet e Durrësit, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore japin lajmin e mirë.

Deri ditën e premte datë 15 Qershor, ora 12:00, përfundon ndërhyrja në segmentin Vorë-Maminas.

Me synim lehtësimin e lëvizjes së pushuesve që frekuentojnë plazhet gjatë fundjavës, nga dita e Premte ora 12:00 deri mengjesin e të hënës ora 06:00 aksi rrugor Tiranë-Durrës do të jetë i hapur për kalimin e mjeteve në të dyja drejtimet.

Ditën e hënë ora 06:00 do të mbyllet segmenti Maminas-Sukth ku do vazhdojë ndërhyrja. Nderkohe, ARRSH dhe Policia Rrugore do informojnë gjatë ditës së dielë për orientimin e trafikut gjatë kësaj ndërhyrjeje.