Kulla në kopshtin botanik: Dokumentet që faktojnë grabitjen e pronës nga UT

750
Sigal

Grabitja e Kopshtit Botanik me synim kthimin e tij në një truall ndërtimi ishte e parapërgatitur nga kryebashkiaku Erjon Veliaj para se kryeministri Rama ta kalontë këtë pronë në administrim të Bashkisë së Tiranës. Shijak Televizion sjell dokumentet që fakjtojnë se Veliaj ka kërkuar të bëjë marrëveshje me rektoratin e Tiranës, që me date 1 nëntor 2018, ndërkohë që Rama ka firmosur VKM të posaçme të datës 17 korrik të këtij viti, administrimi i është hequr Universitetit të Tiranës. Në shkresën drejtuar rektoratit të Tiranës Veliaj po përgatiste terrenin për të marrë në duar, përmes bisedimeve me drejtues te Universitetit të Tiranës, Kopshtin Botanik. Ai është krijuar prej vitit 1965 me një ligj të posaçëm të datës, 15 mars të atij viti, ku thuhet se sipërfaqja nga 15 deri në 20 hektarë drejtohet dhe administrohet nga Universiteti Shtetëror i Tiranës. Veliaj nuk ia arriti qëllimit ta marrë pronën me bisedime, pasi drejtuesit e UT-së refuzuan të dalin mbi ligjin. Siç shihet dhe nga shkresat dhe relacioni mbështetës, UT bazohet në këtë ligj dhe në ligjin tjetër të Arsimit të Lartë të vitit 2015 mbi kërkimin shkencor dhe në nenin 57 të Kushtetutës. VKM bie ndesh me këtë nen duke cenuar autonominë e institucionit të arsimit të lartë dhe lirinë akademike. Prej vitit 1965 kopshti botanik është në përdorim të studentëve, sidomos të atyre të biologjisë dhe të bioteknologjisë. Tani me rreth 11 ha ai numëron 2 mijë specie bimësh, dhe është unikal në Shqipëri me shërbimin ndaj kërkimit shkencor. Me VKM e Ramës të datës 17.7 2019, nga pronë shtetërore, Kopshti Botanik merr statusin e pronës lokale dhe në këtë mënyrë mund të tjetërsohet pa nevojë ligji apo për vendim qeverie. Pra, Bashkia ka të drejtë “për ushtrimin e funksioneve të saj” dhe bazuar në këtë VKM, ta ndryshoje atë me një vendim të thjeshtë të Këshillit Bashkiak, i cili pas 30 qershorit përbëhet i gjithi nga përfaqësues socialistë. Universitetit te Tiranës, nuk iu bë e ditur asnjëherë ky plan i fshehtë i Veliajt, megjithëse kërkesat e vazhdueshme drejtuar Bashkisë, Ministrisë së Arsimit, e cila propozoi VKM dhe as nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës . VKM e Ramës shprehet se nuk mund të ndryshohet destinacioni i kopshtit, kjo pikë mund të interpretohet, pasi duke qenë pronë e Bashkisë, ajo i ka të gjitha të drejtat mbi truallin, edhe kalimin te privati. Për të fshehur çdo dyshim mbi kthimin e kopshtit botanik në shesh ndërtimi, qeveria Rama është kujdesur të kamuflojë atë në VKM. Kthimi i gjithë zonës së parkut të liqenit në shesh ndërtimi ka qenë një ndër planet e hershme të Edi Ramës që në mandatin e parë të tij si kryebashkiak. Tashmë në krye të qeverisë, Edi Rama ka paralajmëruar, ndërhyrjen në zonën e ish-gardës, ndërsa ka bërë fakt të kryer kantierin e ri “Kopshtin Botanik”. Drejtues të Universitetit e mësuan vetëm pas një viti, se vendimi është marrë pa e diskutuar dhe pa vënë fare në dijeni institucionin, i cili e ka nën administrim pronën dhe e përdor si laborator në natyrë për një sërë degësh studimore. Në këtë mënyrë rruga e vetme për të shpëtuar këtë pasuri shtetërore për studentët, mbetet gjyqi. Ata iu drejtuan Gjykatës administrative të Apelit në gusht të këtij viti, dhe përgjigjja përfundimtare pritet të vijë nga ky institucion drejtësie, nëse edhe këtu Veliaj nuk e ka paracaktuar privatizimin e Kopshtit Botanik ashtu si me 1 nëntor 2018, VKM e miratuar nga Rama në 17 korrik 2019.