Kujtim Drishti: Pushteti është turk, në mënyrën më të hapur dhe të paturp!

661
Sigal

Nuk është hera e parë që flas rreth kësaj çështjeje. E kam vënë në faqen time këtë pamje të oborrit të Akademisë me shpresën që dikush do reagojë.  Kam shkuar me një shpresë se do reagojë dikush me pushtet. Por pushteti qenka turk në mënyrën më të hapur dhe të paturp.
Ç’ thonë mediat për këtë pamje?
Më duket se kjo pamje shpjegon më mirë këto 30 vjet.

 

Ç’ është kjo?

 

Cili Zot mund të japë përgjigje pyetjes?

 

Kur turpi hahet me bukë!!!!!!!
Kur heshtja nuk është turp!
Kur zbulohet se truri shqiptar nuk ka më qendër rebelimi.
E në vend të tij ka mbetur vetëm një qendër
Nënshtrimi.
Ku zbulohet se ne qenkemi turq që flasim shqip
Nga Akademia deri në Ramaship.
Përse flet shqip mor turk pa ndërgjegje?
Që i humbe vulën shqipes,
Që i humbe qeshjen dhe arsyen,
Me tradhti na preve kryen.
Ti quhesh Rama ose Sali,
As varr nuk do kesh, as hi!