Ja si mund ta përfitojnë emigrantët pensionin

258

Kushtet dhe procedura e përfitimit të dy trajtimeve njëkohësisht. Si bëhen sigurimet vullnetare, afatet e tërheqjes, dokumentet e nevojshme dhe njehsimi i viteve të punës në Greqi e Shqipëri

Si mund të merren dy pensione njëkohësisht, procesi i sigurimeve vullnetare, afatet e tërheqjes, dokumentet e nevojshme dhe njehsimi i viteve të punës në Greqi dhe Shqipëri

Ja kushtet dhe procedura e përfitimit dhe tërheqjes së pensionit për emigrantët shqiptarë

 

Procedura e tërheqjes së pensionit nga emigrantët

Pyetje

Z.Bujar Mullaj me profesion inxhinier nga Tirana, me banim në Toronto të Kandasë shkruan: jam i datëlindjes 11 mars 1954 dhe në Shqipëri kam punuar 21 vjet i sigururar. Pyes, cilat janë kushtet për të dalë në pension në Shqipëri dhe procedura që duhet të ndjek?

Përgjigje

Ju moshën e pensionit e plotësoni 65 vjeç më 11 mars 2019, dhe për pension të plotë duhen 36 vjet e 8 muaj punë të siguruara në vendin tonë nga mosha 16 vjeç. Me 21 vjet punë që keni do të merrni pension të pjesshëm në masën 53% të pensionit të plotë, që llogaritet duke pjestuar vitet e punës që keni me ato që duhen për pension të plotë. Dokumentet që duhen plotësuar e dorëzuar në Agjencinë e Sigurimeve Shoqërore janë: libreza e punës, fotokopje e kartës së identitetit, vërtetimi i pagës bruto nga 1 janari 1994 deri ditën që keni ndërprerë marrëdhëniert financiare me qendrën e fundit të punës në vendin tonë dhe dy fotografi. Dokumentet mund t’i plotësoni e dorëzoni ju ose një i afërmi juaj në Shqipëri, deri në 31.12.2019, dhe pensioni ju paguhet nga 11 marsi i këtij viti që plotësoni moshën. Sa herë shtohen pensionet në vendin tonë, rriten dhe ato të emigrantëve, pa dërguar dokumente shtesë. Pensionet e patërhequra merren deri në 3 vjet, ose mund të autorizoni një të afërmin tuaj në Tiranë, t‘jua tërheqë atë çdo muaj.

Njehsimi i viteve të punës në Greqi dhe Shqipëri

Pyetje

  1. Seit Koçaj nga Shkodra me banin në Selanik të Greqisë shkruan: më 5 maj të këtij viti plotësoj moshën 65 vjeç. Në Shqipëri kam punuar 24 vjet i siguruar dhe në Greqi kam plotësuar 3.600 “ensima“ për pension. Pyes, kur dal në pension në Shqipëri dhe a bashkohen vitet e punuara në të dyja vendet?

Përgjigje

Ju do të dilni në pension 65 vjeç më 5 maj 2021, dhe për pension të plotë duhen 37 vjet e 4 muaj punë të siguruara në Shqipëri. Me vitet e mësipërme të punës në vendin tonë ju do të merrni 64% të pensioni të plotë, sqaron eksperti Fadil Kepi. Para moshës së pensionit keni të drejtë të bëni sigurime vullnetare për të shtuar vitet e punës, me qëllim që të merrni pension më të lartë. Për të marrë pension në Greqi ju duhet të plotësoni 4500 ensima. Aktualisht vitet e punës që ke punuar në Shqipëri dhe Greqi nuk mblidhen për efekte pensioni, pasi ende nuk ka marrëveshje midis dy qeverive përkatëse.

Dokumentet e nevojshme të pensionit për emigrantët

Pyetje

Zonja Prenda Ukcamaj nga Tropoja me banim në Belgjikë në një bisedë telefonike tha: jam e datëlindjes 12 korrik 1954 dhe në Shqipëri kam punuar e siguruar 21 vjet infermiere. Para se të vija në Belgjikë familjarisht kam banuar në ish Kombinatin e Tekstileve Tiranë. Pyes, kur i plotësoj kushtet për pension, dokumentet që duhen plotësuar, dhe procedurat që duhet të ndjek ?

Përgjigje

Ju moshën e pensionit e keni plotesuar 60 vjeçe më 12 korrik 2014, dhe për pension të plotë duheshin 35 vjet punë të siguruara gjithsej në vendin tonë nga mosha 16 vjeçe. Me 21 vjet punë të siguruara që keni do të përfitoni pension të pjesshëm në masën 60% të pensionit të plotë. Meqenëse ju nuk i keni dorëzuar dokumentet për pension, ju rekomandoj sa më shpejt, kur të vini në Tiranë, ju ose një person tjetër i afërm i familjes tuaj të dërgojë në agjencinë e sigurimeve shoqërore në Kombinat këto dokumente: librezën tuaj të punës, fotokopjen e kartës së idenditetit, vërtetimin e pagës bruto nga 1 janari i vitit 1994 deri ditën e fundit që keni punuar në vendin tonë, 2 copë fotografi (certifikatën e gjendjes familjare dhe atë të martesës sigurimet shoqërore e marrin vetë nga zyra e gjendjes civile në kombinat). Pensioni do t’ju paguhet nga dita që dorëzoni dokumentet e mësipërme në agjencinë e sigurimeve shoqërore, dhe jo nga dita që keni plotësuar moshën e pensioni 60 vjeçe. Nëse ju nuk do të bindeni me masën e pensionit, datën e fillimit etj., keni të drejtë t’i bëni ankesë me shkrim komisionit të ankimit në drejtorinë e sigurimeve shoqërore Tiranë, duke parashtruar pretendimet tuaja. Po të mos bindeni me përgjigjen zyrtare, bëni ankesë tjetër me postë rekomande komisionit qëndror të ankimit në Institutin e Sigurimeve shoqërore në Tiranë dhe së fundmi drejtohuni Gjykatës Administrative.

Afatet e marrjes së pensioneve të patërhequra

Pyetje

Në mesazhin që na ka dërguar z. Ramazan Meko nga Korça lexojmë: vëllai im Asim Meko prej vitesh banon në Amerikë dhe ka rreth 30 muaj që nuk e ka marrë pensionin, prandaj është i interesuar të dijë a ka afate për pagimin e pensionit?

Përgjigje

Bazuar në nenin 62 të ligjit të sigurimeve shoqërore, pensionet e njohura por të pa tërhequra, merren brenda 36 muajve të fundit. Gjatë kohës që pensionet nuk janë marrë sigurimet shoqërore e kanë shtuar pensionin e vëllait tuaj me përqindjet e caktuara nga Qeveria për rritjen apo indeksimin e pensioneve, sqaron specialisti Fadil Kepi. Edhe shpërblimi i vitit të ri, sipas vendimit të Qeverisë nr.732, datë 12.12.2018, botuar në fletoren zyrtare 176, ka filluar të shpërndahet nga data 17 dhjetor e vitit 2018 dhe i është shtuar shumës së pensionit të patërhequr. Për rastin tuaj dhe të gjithë pensionistëve të cilët nuk kanë mundësi ta marrin këtë vit mund ta tërheqin gjatë vitit 2019, bashkë me pensionet e muajve të tjerë të pa tërhequr. Sqarime më të hollësishme ju mund të merrni në DRSSH Korçë dhe pastaj njoftoni vëllain tuaj.

Sigurimet vullnetare të emigrantëve

Pyetje

Zonja Pranvera nga Durrësi me banim në Kanada shkruan: më 25 korrik 2018 plotësova moshën 60 vjeçe dhe në Shqipëri kam punuar e siguruar 36 vjet. Meqenëse kam ardhur në Durrës me leje, pyes, kur e plotësoj moshën e pensionit, sa vite pune duhen dhe a mund të bëj sigurime vullnetare për të shtuar vitet e punës ?

Përgjigje

Ju do të dilni në pension 60 vjeçe e 10 muaj më 25 maj 2019 dhe për pension të plotë duhen 36 vjet e 8 muaj punë e siguruar në vendin tonë nga mosha 16 vjeçe. Me vitet e punës të siguruara që keni do të merrni pension të pjeshëm rreth 98% të pensionit të plotë që llogaritet duke pjestuar vitet e punës që keni më ato që duhen për pension të plotë. Me dëshirën tuaj para plotësimit të moshën së pensionit mund të bëni edhe 8 muaj sigurime vullnetare duke paguar 5.616 lekë në muaj. Sqarime më të hollësishme bashkë me librezën e punës që keni mund të merrni në agjencinë ose Drejtorinë e Sigurimeve Shoqërore në Durrës.

Procedura e marrjes së pensionit për emigrantët shqiptarë

Pyetje

Një zonjë me banim në rrugën “Ali Demi” në Tiranë në mesazhin e saj sqaron: vëllai im Arjan Qemo ka lindur më 12 maj 1954 dhe në Shqipëri ka punuar gjithsej 20 vjet i siguruar. Nga viti 1999 ai banon në Detroid të Amerikës. Pyes, kur e plotëson moshën e pensionit, sa vite pune duhen për pension të plotë, dhe a mund të bëjë sigurime vullnetare për të shtuar vitet e punës, dokumentet që duhen plotësuar, procedurat dhe mënyrat e tërheqies së pensionit?

Përgjigje

Z.Arjan do të dalë në pension në moshën 65 vjeç më 12 maj 2019 dhe për pension të plotë në Shqipëri i duhen 36 vjet e 8 muaj punë të siguruara. Me 20 vjet punë të siguruara ai do të përfitojë rreth 55% të pensionit të plotë që llogaritet duke pjestuar vitet e punës që ka me ato që duhen për pension të plotë. Me dëshirën e tij para plotësimit të moshës së pensionit po të ketë nënshtetësi shqiptare ose dynënshtetësi, ai vetë, ose ju mund të bëni sigurime vullnetare për të shtuar vitet e punës duke paguar kontribute të sigurimeve vullnetare për vitet që nuk është i siguruar në Shqipëri, prej 67.392 lekësh në vit dhe pensioni shtohet rreth 2,7% për një vit. Dokumentet për pension janë libreza e tij e punës, fotokopje e kartës së idenditetit ose pasaportës, vërtetim i pagës bruto nga 1 janari i vitit 1994 deri ditën që ka punuar i siguruar në vendin tonë, dy copë fotografi, certifikata e gjendjes familjare dhe vërtetimi nëse ka qenë ushtar. Këto dokumente dorëzohen në agjencinë e sigurimeve shoqërore në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë. Pensioni mund të tërhiqet nga vetë i interesuari brenda 3 vjetevë të fundit, ai mund t’ju autorizojë juve për ta marrë çdo muaj, ose sigurimet shoqërore t’ia kalojnë në llogarine e tij në bankë. Sa herë rriten apo indeksohen pensionet në vendin tonë me vendim Qeverie rriten edhe pensionet e emigrantëve pa qenë e nevojshme të dërgohen dokumente shtesë. Për vitet që ka punuar i siguruar në Amerikë do të përfitoj pension sipas legjislacionit të atij vendi. Sqarime më hollësishme mund të merrni në DRSSH Tiranë.

Për më tepër lexoni “Telegraf”