Dibër, bllokohen 115 familje nga rënia e dëborës

853
Sigal

Dëbora ka bllokuar familjet në Dibër dhe Bulqizë. Nën/prefektit i Bulqizës tha se 115 familje në Tërnovën e Madhe dhe në Tërnovën e vogël janë bllokuar.

Problematika shfaqet në zonat e thella për shkak të pranisë së akullit dhe ngricës në rrugë, ku furgonat nuk lëvizin dot.

Në disa njësi administrative trashësia e dëborës ka arritur 40 cm. Rruga nacionale Kukës-Peshkopi kalohet me vështirësi, ndërsa rruga nacionale Peshkopi-Tiraneë kalohet pa probleme.

Borëpastrueset po punojnë për hapjen e rrugëve.