Vin Diesel në lot!Dublanti i tij në koma, bie nga 9 metra lartësi

570
Sigal

Një tjetër tragjedi në “Fast & Furious”. Pas vdekjes së protagonistit Paul Walker në vitin 2013 për shkak të një aksidenti me makinë, ditën e djeshme gjatë xhirimeve të filmit të ri, dublanti i Vin Diesel, Joe Watts ka rënë nga një lartësi 9 metra dhe ka përfunduar në koma.

Joe Watts u transportua menjëherë në spital në gjendje të rëndë shkruan The Sun. Ekipi i xhirimeve ka shprehur keqardhjen dhe thuhet se Diesel ka shpërthyer në lot kur e ka parë dublantin e tij në atë gjendje. Joe Watts është i njohur në Hollyëood, pasi rolet e tij si dublant janë të shumta.