I ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, gazetari Ronaldo Sharka ndau detaje të panjohura nga jeta e tij.
Ai tregoi se e kishin bullizuar për 11 vite në qytetin e tij të lindjes, në Lushnje, madje gjatë asaj kohe kishte menduar vetvrasjen si rrugëzgjidhje.
Fatmirësisht pasioni për të qenë pjesë e televizionit bëri që të niste një jetë të re në Tiranë, aty ku edhe kreu studimet për psikologji.
Edhe pse tashmë duket se të gjitha i përkasin të shkuarës, Ronaldo rrëfeu për herë të parë në një studio televizive se i është dashur të punojë për pak kohë në Greqi, për të mbuluar shpenzimet e jetesës në Tiranë.
“Në Greqi punoja në bujqësi, vilja pjeshkë”, tregoi ai, duke shtuar se është shumë krenar për gjithë sakrificat që ka bërë për të arritur aty ku është.