Ja dita kur vjen në Tiranë ambasadorja e re e SHBA-ve

516
Sigal

Mësohet data kur mbërrin në Shqipëri, ambasadorja e re e SHBA-ve, Yuri Kim.

Përmes një njoftimi, ambasada amerikane kërkon që diplomates së re t’i bëhet një pritje sa më miqësore.

“Në pritje të mbërritjes së ambasadores amerikane Yuri Kim, me mirësi “ruajeni datën” për një pritje sa më mirëseardhëse, të enjten, 30 janar në 17:30. Ftesat do të dërgohen me email në ditët në vijim”, thuhet në njoftim.

Yuri Kim u betua më 9 janar si ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

Zonja Kim u emërua nga Presidenti Donald Trump në qershor të 2019-ës si zëvendësuese e Donald Lu.

Ajo ka thënë se do të nxisë udhëheqësit e Shqipërisë për të zgjidhur ngërçin aktual politik, në mënyrë që të forcohet perspektiva e hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE.