Victoria Beckham postoi një foto dhe njerëzit po tallen me të duke postuar variantin e tyre

65

Victoria Beckham festoi 10-vjetorin si pjesë e modës duke rikrijuar foton e vjetër të Marc Jacobs, ku ajo dilte nga një çantë. Ajo u frymëzua nga fotoja e vjetër për të realizuar tri foto të reja, po aq kreative. Fotot e rikrijuara u bënë virale dhe njerëzit filluan të postonin në internet variantin e tyre me hashtagun #VBbagchallenge.

Fotot janë krijuar me çanta nga më të ndryshmet, madje edhe me çantat e ushqimeve.

Njerëzit kanë rikrjuar të tre variantet, si atë ku duken vetëm këmbët jashtë çantës, atë me çantë në kokë, por edhe versionin e vjetër, ku stilistja del nga çanta.

Këto variante të njerëzve të thjeshtë janë më gazmorët që kemi parë ndonjëherë.

Dhe Victoria ka postuar disa nga këto foto duke i ftuar njerëzit të postojnë versionin e tyre gjithmonë duke përdorur hashtagun #VBbagchallenge.