Sigal

Shumë prej këngëtareve dhe aktoreve kanë të paktën një tatuazh në trupin e tyre. Madje viteve të fundit ato sa vijnë e shtohen. Disa me kuptim e disa pa ndonjë mesazh të caktuar, tatuazhet janë kthyer tanimë në një trend më vete.
Një të tillë e ka edhe kantautori i njohur Elgit Doda, i cili për herë të parë ka zbuluar kuptimin e tatuazhit që ka në krahun e tij.

Bëhet fjalë për dy shkopinj instrumentalë baterie të cilat lidhen fort me muzikën.
“Aty ku nisi gjithçka”,- shkruan kantautori në foto.
Dashuria për këtë instrument e ka bërë Elgitin të hedhë hapat drejt muzikës dhe të kthehet në një artist kaq të suksesshëm